Ndezja e dritave të festës në Lezhë, qytetarët sfidojnë motin e keq
Lezhë- Edhe qyteti i Lezhës ka ndezur dritat e festës, teksa qindra qytetarë ndoqën ceremoninë dhe pamjet e dekorit festiv.
Ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçante në lulishten para memorialit të "Gjergj Kastriotit".
Gazetari i Report TV, Elvis Hila, përcolli pamjet dhe informoi se pjesë e festës u bënë qytetarë, mes të cilëve dhe shumë fëmijeve, të cilët sfiduan motin me shi dhe ju gëzuan atmosferës së krijuar.
Teksa uroi festat e fundvitit, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, tha se “shumë shpejt ky qytet do të jetë më i bukur”.
Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyrëshe të shoqëron në të gjithë qytetin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë sheshi dhe zona pranë memorialit të Skënderbeut, ku gjatë gjithë muajit Dhjetor janë planifikuar të organizohen një sërë aktivitetesh.
Lajmi kryesor:
Spektakël ngjyrash! Fieri, Durrësi, Shijaku, Lezha dhe Saranda ndezin dritat e 'Pemës së Festave' të fundvitit! Qytetarët sfidojnë të ftohtin dhe shiun (VIDEO)
A.Q/I.M/ReportTv.al