Pavarësisht se kishte dilema nëse Prishtina nuk do të zbukurohej për shkak të situatës së koronavirusit, mbrëmjen e sotme u ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri në kryeqytetin kosovar.
Një numër i madh qytetarësh mbushën sheshin "Nënë Tereza" për të shijuar atmosferën festive përpara se të fillojë ora policore.
Edhe vetë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se ky vit ishte një sfidë për të gjithë, por që si i tillë bashkoi qytetarët kosovarë edhe më shumë dhe i bëri më solidarë, duke i mësuar të shikojmë nga njëri tjetri me zemër.
Ndryshe, shumë komuna në Kosovë janë shprehur kundër zbukurimit të qyteteve për shkak të gjendjes me koronavirusit, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendi janë konfirmuar edhe 19 viktima dhe 468 raste të reja si pasojë e koronavirusit.