Ndizen dritat, Korça 'magjike' me dekorin festiv! Kryebashkiaku Filo: Aktivitete kulturore, patinazh e lojëra

10 Dhjetor 2022, 16:31| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 21:23

  • Share

Festivali i Dritave në pedonalen e qytetit lajmëron ardhjen e festave. Pas numërimit mbrapsht nga qindra të pranishëm janë ndezur njëkohësisht të gjitha dritat përgjatë pedonales deri te pema e krishtlindjes. Edhe këtë vit Bashkia e Korçës tenton të thithë më shumë turistë për Krishtlindje e Vitin e Ri.

“Prej vitesh Korça është kthyer në destinacionin kryesor. Ne krijojmë atmosferë në qytet jo vetëm me ndriçimin por me shfaqje e konceret në Pazar dhe në Teatër. Shpresojmë të kemi më shumë vizitorë këtë vit. Do vendoset pista e patinazhit, ndërkohe është dhe karroseli, e lojëra të tjera”, thotë Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës.

Atmosfera festive ka bërë bashkë korçarë e vizitorë nga mbarë vendi.

“Shumë shumë bukur! Shumë këndshëm, gëzim e hare! Dritat shumë të bukura. Dekori është më i bukur se vitet e tjera. Belissimo. Vij për herë të parë nga Italia. Siç i ka korça është qytet në Shqipëri”, thotë një vizitor për Report Tv.

I pranishëm në këtë ceremoni festive dhe autori i emisionit “N’kohë”, Ermal Qori, i cili shprehet se Korça është fantastike për festa.

 “Ishte shumë fantastike, në këtë herë të parë e ndjeva më së shumti se më ktheu pas në kohën e fëmijërisë. Korça është gjithnjë fantastike, jo vetëm kur ndriçohet pasi dallohet për atmosferë krishtlindjesh”, shprehet Qori.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?