'Ndjekje si në filma', Laert Haxhiu tentoi t'i ikë policisë greke, u përplas me 3 makina e më pas u bllokua! Në pranga edhe Firdeus Berberi, ishte në kërkim për atentat në Pogradec

24 Maj 2023, 09:40| Përditesimi: 24 Maj 2023, 22:59

  • Share

GREQI- Arrestimi i Laert Haxhiut nga policia greke në Janinë ka ardhur pas një ndjekje aventureske si nëpër filma, pasi 31-vjeçari shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, tentoi që t’u largohet forcave të policisë. Sipas mediave greke, oficerët e policisë së Sigurisë i kanë bërë sinjalizim që të ndalojë një makinë në zonën e Eleuzës së Janinës, por drejtuesi i mjetit nuk u është bindur efektivëve të cilët më pas i janë vënë në ndjekje.

Në pranga ra edhe Firdeus Berberi, i cili shoqërohej shpesh me Laert Haxhiun. Emri i Firdeus Berberit nuk është i panjohur për policinë. Ai është shpallur në kërkim që prej 25 qershor 2022, për një atentat të bërë në Pogradec në bashkëpunim. Berberi akuzohet se i ka bërë më 25 prill 2022 një atentat Johan Muçllarit, djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec. 

Makina në tentativë për të shmangur arrestimin nga policia, ka përplasur tre makina të tjera në rrugën e Vorio-Epirit, ku edhe mbeti i bllokuar. Policia greke thotë se ka arrestuar drejtuesin e makinës dhe 2 persona të tjerë në momentin që BMW X5 përplasur bordurën.

Laert Haxhiu ishte në makinë së bashku me dy shqiptarë të tjerë, edhe këta emra të njohur për autoritetet shqiptare e greke, njëri prej të cilëve një 22-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e vendit tonë për “plagosje të rëndë me dashje”. Ndërsa tjetri, Juxhin Barjami 35 vjeç, rezulton të jetë kushëriri i Mario Diamantit nga Delvina që u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë. Viktima e kësaj ngjarje ende të pazbardhur ishte autor i dyshuar i vrasjes së një trafikanti belg të kokainës në Athinë. Në atë kohë, 35-vjeçari vetë mbeti i plagosur. Ka qenë pikërisht kushëriri i Mario Diamantit, raporton shtypi grek, shoferi i makinës BMW ku ndodhej Laert Haxhiu. Ai kishte ardhur nga Athina për të marrë 31-vjeçarin shqiptar.

Laert Haxhiut, policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana. Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMW X6 i Juxhin Barjamit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Laert Haxhiun për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po ashtu Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”. 

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit. Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej.

Ora 19:04
U arrestua në Greqi si shok i Laert Haxhiut, kush është Firdeus Berberi dhe si i bëri atentat djalit të biznesmenit në Pogradec

1684948126_1650899077page.jpg

Në Greqi është arrestuar Firdeus Berberi, i cili ishte në shoqërinë e Laert Haxhiut. Berberi akuzohet se i ka bërë më 25 prill 2022 një atentat Johan Muçllarit, djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec.

Raportohet se fillimisht autorët e kanë ngacmuar 22-vjeçarin, i cili iu është kundërpërgjigjur me grushte. Më pas Berberi dhe një tjetër kanë qëlluar me armë drejt Johan Muçllari, si edhe e kanë plagosur me thikë në kokë. Pas ngjarjes, dyshohet se Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari janë larguar me një golf ngjyrë blu. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë sinjalizuar uniformat blu për ngjarjen pas mbërritjes së Muçllarit në spital.

Në dëshminë para efektivëve të policisë, Muçllari ka deklaruar se e kanë qëlluar dy persona. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi, djali i të ‘fortit’ të Pogradecit Ilir Berberi, si edhe shokun e tij Greisi Maxhari. Policia thotë në njoftimin zyrtar se drejt Muçllarit u qëllua me pistoletë, gjatë një konflikti çasti. Ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.

Historiku i konfliktit disa vjeçar mes familjes Muçllari-Berberi
Në vitin 2018, Johan Muçllari është konfliktuar me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin, që mendohet se është edhe zanafilla e këtij konflikti. Më pas në 1 gusht 2019, atij i është djegur një makinë. Në bazë të kamerave të sigursë, Johan Muçllari dhe babai i tij, Jetmiri kanë identifikuar se autor ka qenë Mariglen Topuzi ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është gjetur nga policia. Për këtë kanë bërë denoncimin në Polici. Në momentin që është mbajtur seanca gjyqësore, Jetmir Muçllari është thirrur 10 shkurt 2020 për të dëshmuar, por atij i është bërë bllokatë në gjykatë nga 30 veta, mes tyre Ilir Berberi. Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit (sot i shpallur në kërkim), Xhuljano Topuzi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Pogradecit, kishin bërë bllokadë në derë të gjykatës, duke mos lejuar dëshmitarin të jepte dëshminë e tij, në procesin gjyqësor kundër anëtarit të grupit të tyre, Mariglen Topuzi. Në pamjet e sjella më herët nga Shqiptarja.com, një person dallohet qartë që i del përpara Jetmir Muçllarit, duke i folur disa fjalë, që sipas biznesmenit Muçllari i ka pohuar “…nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”. Pas shumë peripecive dëshmitari Jetmir Muçllari, ka mundur të hyjë në sallën e gjyqit, por nuk ka dëshmuar për shkak të tronditjes psikologjike që kishte pësuar dhe nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e "arrestit në burg" për Xhuljano Topuzin dhe "arrest shtëpie" për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi. Kjo ngjarje nuk mbeti këtu. Pasi kaluan 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, ky grup u rikthyer duke i bërë 2 atentate brenda 1 javë, në 1 gusht 2020 dhe një tjetër në 8 gusht 2020. Në 1 gusht u qëllua me breshëri arme ndaj hotelit, por kjo ngjarje nuk u denoncua për shkak të kërcënimeve që mori Muçllari, dhe tjetra në 8 gusht ku u sulmua me gati 100 plumba makinat e parkuara në hotel, si edhe dhomës që po qëndronte Johan Muçllari. 

 

Ora 18:57
Qëndronte në Janinë dhe shoqërohej me Laert Haxhiun, në pranga miku i tij! I shpallur në kërkim edhe për një atentat në Pogradec një vit më parë

1684947484_62b6d1e3df4b516509135641650913526Sequence0300142307Still018.jpg

Një tjetër shok i Laert Haxhiut ka rënë në pranga.  Firdeus Berberi ka rënë në pranga në Janinë sepse shoqërohej me të shumëkërkuarin Laret Haxhiun. Por Berberi nuk është emër i panjohur për polcinë pasi ishte shpallur në kërkim për një atentat në Pogradec një vit më parë. 

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”.

Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar  falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Ora 10:20
EMRAT/ Arrestimi i Laert Haxhiut në Greqi, u kap bashkë 2 shqiptarë të tjerë! Iu sekuestrohen 1400 euro si dhe një BMW X6

1684916445_laerthaxhiu.jpg

Policia greke ka dalë në një deklaratë zyrtare për shtyp lidhur me kapjen e të shumëkërkuarit shqiptar Laert Haxhiu. Sipas policisë greke, Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Barjami 35 vjeç nga Delvina, po udhëtonin së bashku me një shqiptar 22 vjeç, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Laert Haxhiut policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana. Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMW X6 i Juxhin Barjamit.

1684916735_c1d5e562a45f49b88dc5bca31e3ab7ef.jpg

1684916747_c4a2d02d7f934537b84ad0863b401395.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhurata Uruci shkoder: 25/05/2023 11:35

    Dhurata Uruci 20.05.1958 te hetohet nga spak ka 900 milion lek cash ne shpi , tri makina pasuri kolosale nga korrupsioni ne shendetesi. Te paraqitet ne prokurori

    Përgjigju
  • Gripi: 24/05/2023 21:57

    Ti kishte vrare te tre policia greke do i bente nder te madh shqiperise.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 24/05/2023 12:55

    Ka me dal shpejt esht i pagajshem se esht denuar me hamendesira e jo me fakte , sa per lushnjen kushdo qe i ka grir kta lepujt e Aldo bares i lumt dora e hallall ja beft Zoti

    Përgjigju
  • kili: 24/05/2023 12:05

    Te dali Qamili neper lushnje tani e te dredhi zinxhirin si kapadai

    Përgjigju
    • Lushnjari: 24/05/2023 15:40

      Ca ke me qamilin ti o kili Ai eshte nje burre zotni Djali po pat bere gje mban vete pergjegjesi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?