Kronikë

VIDEO/ Qëlloi me pistoletë me gogla mjeken në këmbë dhe u largua nga spitali, policia aksion si nëpër filma për arrestimin e 42-vjeçarit në Tiranë

23 Maj, 10:24| Përditesimi: 23 Maj, 13:56

  • Share

Tiranë- Një aksion si nëpër filma ka zhvilluar policia e kryeqytetit sot. Pasi një 42-vjeçar përplasi 3 automjete të policisë në zonën e Medresesë gjatë tentativës për t’u larguar është vendosur në pranga.

Gjithçka nisi pas një incidenti të raportuar në QSUT rreth orës 9:00. Gjatë tentativës për tu larguar nga spitali 42-vjeçari qëlloi me një pistoletë me gogla një mjeke.

Gjatë aksionit për kapjen e tij blutë informojnë se se gjatë përplasjes së makinave u dëmtuan lehtë edhe 2 punonjës të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se 42-vjeçari kishte qenë i shtruar në spitalin piskiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?