Ilnisa Agolli

Ndjenjat për Meritonin, Ilnisa hap zemrën: Nuk kam fjetur me një burrë prej 10 vitesh

26 Mars, 19:27| Përditesimi: 26 Mars, 19:31

  • Share

Mbrëmjen e djeshme, Ilnisa Agolli ka folur për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilën ka edhe një vajzë, Anaisin.

Gazetarja e njohur ndau me banorët e “Big Brother VIP 3” histori mjaft personale, ku u shpreh se prej 10 vitesh nuk ka fjetur me një burrë në krevat.

Më tej, Ilnisa u shpreh se i kishte munguar një puthje dhe tha se është falënderuese që ka njohur Meriton Mjekiqin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndër të tjera ajo tregoi:

“Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë. E kisha ndarë mendjen, iu përkushtova punës, vajzës, qejfeve dhe netëve pa gjumë duke menduar si o Zot mbeta vetëm, si nuk gjeta një njeri që unë e dua. E çmoj shumë puthjen, e kam të shenjtë dhe më paska munguar një puthje prej kaq shumë kohësh. Më ka çuar te ky ndryshimi i jetës. Unë nuk kam fjetur me një burrë në krevat kurrë pas 10 viteve. Kemi pasur raportet tona në jetë, por nëse kishte një terror, ishte të krijoja një raport intensiv dhe ta pranosh veten, e të hapësh zemrën që mund të duash një njeri në jetë“-tregoi Ilnisa.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 31/03/2024 15:08

    O Ilnis lene BB po hec se u nrof pjata.ke 2 muj që ke bo mungesa.. Leni kto që ke 10 vjet që ske fjet me një mashkull,ke nejt zgjur pranej ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?