Foto ilustruese

Kronikë

Ndodh çudia në kryeqytet, 45-vjeçari i vë traun e hekurit sheshit para pallatit dhe s’lejon banorët që të parkojnë mjetet

8 Gusht, 14:58| Përditesimi: 8 Gusht, 15:00

  • Share

Tiranë- Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet.

Policia e Tiranës bëri me dije se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit, u referuan materialet për gjendje të lirë.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për L. L., 45 vjeç, pasi përpara pallatit ku banon ka vendosur një tra hekuri dhe nuk lejon një pjesë të  banorëve të pallatit të parkojnë automjetet”, bëri me dije policia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?