Deputeti kanadez gjatë mbledhjes online

Bota

Ndodh edhe kështu, deputeti kanadez harron kamerën hapur dhe shfaqet i zhveshur gjatë mbledhje online

15 Prill 2021, 11:31| Përditesimi: 15 Prill 2021, 11:34

  • Share

KANADA- Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar shumë gjëra në jetën tonë të përditshme, madje dhe mbledhjet më zyrtare si ato parlamentaret, tashmë bëhen përmes internetit.

Në një mbledhje rutinë në “Zoom” të Komisionit parlamentar, deputeti kanadez William Amos u shfaq i zhveshur në ekranet e kolegëve të tij, pasi kishte harruar kamerën hapur pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhje.

Ai ka reaguar menjëherë pas incidentit të turpshëm duke thënë se gjithçka ka ndodhur pa dashje.

“Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Padyshim që ishte një gabim dhe nuk do të përsëritet më”, tha William Amos.

Duke se fotoja e cila tashmë po qarkullon në internet është kapur nga një prej kolegëve, i cili edhe e ka bërë publike.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?