Skuadra e Romës

Ndodh edhe kështu, futbollisti i Romës refuzon ftesën e kombëtares

9 Nëntor 2022, 15:30| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 15:32

  • Share

Talenti i Romës, Cristian Volpato nuk ka preferuar të zgjedhë kombëtaren e Australisë për në Kupën e Botës. "Kangurët" luajnë në Katar 2022 pas pak ditësh, me 18 vjeçarin e Romës që ka refuzuar ftesën e trajneit Graham Arnold për të qenë pjesë e listës finale. Trajneri ka sqaruar se fantazisti e ka pasur ftesës, teksa ka folur disa herë me rë në lidhje me këtë temë. Në fund lojtari ka refuzuar, duke thënë se dëshiron të jetë pjesë e Italisë.

"Nuk është vendimi im. Ne folëm tre herë të hënë dhe më parë kishim folur në disa raste. Unë i thashë dje që ishte në listën e 26 lojtarëve, por ai donte të mendonte për gjithçka. Ai foli me njerëz që e ndihmojnë në karrierë dhe më telefonoi dhe më tha se po refuzonte ofertën për të luajtur për Australinë në Kupën e Botës”, tha trajneri Graham Arnold.

I lindur në Camperdown (Australi), Volpato ka marrë besimin e Mourinhos dhe këtë sezon te Roma ka luajtur dy ndeshje duke shënuar edhe gol. Në reagimin e lojtarit, Volpato ka sqaruar se në moshën e tij nuk mund të vendosë se cilën kombëtare do të zgjedhë, teksa është pjesë e Italisë së moshave dhe kërkon të luajë me të kaltrit.

Cristian Volpato

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?