Bota

Ndodh edhe kështu, prezantuesi i lajmeve ndërpret lajmet dhe tregon “live” që prej muajsh s'merr rrogë

24 Qershor 2021, 11:39| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 11:54

  • Share

Ditët e fundit është bërë virale në mediat sociale, video e një spikeri në Zambia , I cili ka ndërprerë dhënien e lajmeve dhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ankohet para shikuesve se ai dhe kolegët e tij nuk i kishin marrë rrogat.

Prezantuesi Kabinda Kalimina shkaktoi habi gjatë programit të lajmeve në televizionin KBN TV të shtunën në mbrëmje, kur tha se stafi nuk i ka marrë pagat dhe këmbënguli se punëtorët duhet të paguhen. Ai e nisi programin si zakonisht, duke i lexuar titujt kryesorë të lajmeve, kur papritmas u ndal dhe filloi të ankohej në transmetim të drejtpërdrejtë.

Duke folur para kamerës, ai tha: “Do të shkëputemi pak nga lajmet, zonja dhe zotërinj, ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi. Fatkeqësisht, ne në KBN nuk jemi paguar. Sharoni dhe askush tjetër nuk janë paguar, përfshirë dhe mua. Ne duhet të paguhemi, ”tha ai.

Regjia pastaj e ndërpreu transmetimin dhe akuzoi prezantuesin se e kishte bërë një gjë të tillë për të marrë më shumë famë. Televizioni madje tha se Kalimina është sjellë si i dehur dhe se do të hetojë se si një prezantues i dehur arriti të dilte drejtpërdrejt para kamerës i papenguar. Akuza që është hedhur poshtë nga prezantuesi kur realizoi tri emisione të tjera para lajmeve.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?