Kryetari i Vushtrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ka ndërprerë punimet në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan të Vushtrrisë.
Ai thotë se arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore, mungesa e trashësisë së zhavorrit dhe ngjeshja! Më tej Idrizi në postimin e tij ka thënë se nuk lejon punë, siç është shprehur, ‘shkel e shko’.
‘NUK LEJOJ PUNË SHKEL E SHKO! Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa. Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja). Ju bëj thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, ndryshe do ta marrin të njëjtën përgjigje. Stop punës shkel e shko!’- shkruan ai.
Sikur te kishim dhe ne zyrtare e qeveritare te tille kudo,sa ndryshe do te ishte Shqiperia!
Përgjigju