Sociale

Ndodh mrekullia me foshnjen në Durrës, lindi vetëm...800 gr (FOTOT)

12 Shtator 2019, 14:37| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 14:47

  • Share

Erdhi në jetë vetëm 800 gram! Por me përkushtimin e të gjithë stafit mjekësor, ndodhi mrekullia, dhe tashmë vogëlushja është në gjendje të mirë, dhe peshon 2 kilogramë. Kjo është historia e bukur e një foshnje të lindur në maternitetin e Spitalit të Durrësit më 3 korrik të vitit 2019. Për më shumë se dy muaj, stafi mjekësor ju përkushtuan vogëlushes duke marrë edhe lajmin e mirë në fund: Se vogëlushja është në gjendje të mirë , dhe tashmë e ka lënë spitalin.

"Te sjellesh ne jete nje foshnje eshte mrekulli, te kujdesesh per ta mbajtur ate ne jete eshte profesionalizem. Kjo bebe lindi ne maternitetin e spitalit te Durresit me date 03.07.2019.
Femija eshte i seksit femer dhe lindi prematur me peshe 800 gr. Gjate qendrimit prej 2 muajsh ne spital i gjithe stafi mjeke dhe infermiere ju perkushtua maksimalisht. Me te gjithe kujdesin e treguar femija del nga spitali ne gjendje te mire shendetesore duke peshuar tashme 2000 gr", njofton vetë spitali teksa poston edhe fotot nga ndryshimi që ka pësuar fëmija.

 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 12/09/2019 15:21

    Te kete jeten e gjate luftetarja e vogel! Ky femije eshte dhurate e shkences dhe doktoreve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?