Kronikë

Ndodh mrekullia në Tiranë, i moshuari bie nga pallati në Astir dhe e shpëton tenda (VIDEO)

16 Dhjetor 2019, 15:34| Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 17:03

  • Share

TIRANË- Një mrekulli ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku një i moshuar ka shpëtuar falë tendës mbrojtëse të një lokali poshtë banesës së tij.

Në videot e ardhura në redaksinë e Report Tv, shihet qartë që i moshuari është mirë dhe ka rënë sipër tendës. Ai është i vetëdijshëm dhe lëviz sipër tendës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca të cilët kanë marrë të moshuarin për t'i dhënë ndihmën mjekësore. Sipas dëshmitarëve që kanë sjellë videon pranë redaksisë së Shqiptarja.com, i moshuari ka rënë nga kati i 9-të.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?