Nikollë Perkaj

Kosova & Rajoni

Ndodh në Gjakovë/ Ndërroi jetë në shtator, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale në Kosovë

13 Tetor, 09:38| Përditesimi: 13 Tetor, 10:55

  • Share

Në zgjedhjet lokale të së dielës në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Nikollë Perkaj ka marrë 52 vota në këto zgjedhje.

Perkaj ndërroi jetë më 21 shtator pas një aksidenti rrugor, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?