Tiranë/ Mbrëmë grabiti një dyqan, sot tentoi në një tjetër, punonjësja përzë hajdutin me 'pistoletë' në dorë! Report Tv siguron videon

11 Tetor 2023, 21:39| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 23:19

  • Share

Hajduti që grabiti mbrëmë xhiron ditore në dyqanin e një kompanie në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë nën kërcënimin e një arme, sot ka tentuar të vjedhë sërish një tjetër dyqan, por plani i ka dështuar.

Kësaj radhe në zonën e Kombinatit, autori shfaqet me të njëjtat rroba, bluzë të kuqe, pantallona xhinse dhe kapele të zezë. Siç shihet në videon e siguruar nga gazetari i Report Tv Sokol Dema në dorë ai mban një valixhe ndërsa pasi ka hyrë në dyqan ai e ka hapur dhe ka treguar një send në dukje pistoletë, nën kërcënimin e të cilës ka kryer vjedhjen e një nate më parë.

“Ju bëftë mirë”, u thotë ai dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim. I qetë afrohet pranë njërës punonjëse dhe nxjerr nga çanta pistoletën, që nuk dihet nëse është reale ose false, ndërsa thotë se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë.

Por plani këtë herë ka dështuar. Punonjëset e kompanisë jo vetëm që nuk janë trembur, por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë.

“Mos më provoko”, i thotë autori. Duke mos shfaqur asnjë shenjë frike, punonjësja i thotë se pistoleta është fallso dhe më pas i ka hapur derën e dyqanit duke e nxjerrë përjashta. 

Autori që largohet pa marrë asnjë shumë monetare nuk është kapur ende nga policia.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.10.2023, rreth orës 21:00, në rrugën “Konferenca e Pezës”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë çakmak, ka tentuar të vjedhë në një dyqan dhe më pas është larguar. Ky shtetas dyshohet se është i njëjti autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën "Myslym Shyri". Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ora 21:58
‘Paratë më duhen për transplant mëlçie', Report Tv siguron videon, momenti kur punonjësja e dyqanit në Tiranë përzënë hajdutin: Ke pistoletë false

 

Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar video nga tentativa për vjedhje në dyqanin e një kompanie në Tiranë. Autori ka hyrë në dyqan dhe u ka kërkuar paratë punonjëseve duke u treguar një një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false. Ai thotë se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë. Një nga punonjëset i ka thënë se pistoleta është fallso dhe e ka përzënë nga dyqani.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 12/10/2023 00:18

    Pse këto punonjëse nuk njoftuan menjiherë policin që ta kapte,por i hapën derën dhe e lan të lir ???

    Përgjigju
    • posi: 12/10/2023 11:06

      madje ti kishin then ulu pi nje kafe dhe prit pak, se nuk vonohet shume policia dhe vjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?