Bota

Ndodh pas 200 vitesh në Japoni, Perandori Akihito abdikon nga froni

30 Prill 2019, 16:59| Përditesimi: 30 Prill 2019, 17:03

  • Share

Në 200 vite, Akihito është perandori i parë në Japoni që dorëzon fronin. Parlamenti i ka dhënë lejen ligjore për të hequr dorë nga froni pas pretendimeve të 85-vjeçarit se nuk është i aftë për të kryer rolin e tij për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore. Froni do t’i kalojë djalit të tij princit të kurorës Naruhito. Naruhito do të ngjitet në fronin e Krizantemës të mërkurën, duke filluar kështu një epokë të re.

Perandori në Japoni nuk ka fuqi politike. Ai është një simbol kombëtar,  i cili ka krijuar një impakt mjaft pozitiv tek japonezët. Akihito njihet për dashamirësinë dhe ndihmën që ka dhënë për të sëmurët dhe të prekurit nga fatkeqësitë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?