Irma Balli

Kronikë

Ndodh për herë të parë, KPA rikthen për rivlerësim në KPK prokuroren Irma Balli

15 Qershor 2021, 16:30| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 14:38

  • Share

Një vendim i marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur tashmë një precedent. KPA ka rikthyer për herë të parë për rivlerësim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit një magjistrat të shkarkuar nga detyra, me vendimin që mori për prokuroren e Apelit të Korçës, Irma Balli.

KPA kërkon që prokurorja Balli të rivlerësohet edhe për dy kritere të tjera, aftësi profesionale dhe pastërtinë e figurës, duke e konsideruar të ligjshme burimin e krijimit të pasurive të prokurores, Irma Balli. Ajo ishte shkarkuar nga shkalla e parë e Vetingut në shkurt 2019 për probleme me kriterin e pasurisë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?