Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër, duke na kujtuar shpesh lojën e fëmijërisë 'fluturon lopa', por edhe na tregon përkujdesjen që autoritetet zvicerane tregojnë ndaj kafshëve.
Gjatë sezonit veror lopët çohen në kullotat alpine zvicerane, por disa prej tyre kanë mbetur të plagosura dhe për këtë është dashur ndërhyrja e helikopteri për t'i zbritur ata poshtë në fshatin alpin Klausenpass.
12 lopë 'fluturuan' në qiellin zviceran rreth 1,950 metra mbi nivelin e detit, ndërsa pjesa tjetër e tufës prej 1.000 lopësh do të zbresin përmes shtigjeve malore nga dhe ku u ngjitën për të shkuar tek kullotat.