Hoteli-karantinë në Durrës

Ndodhej në hotelin-karantinë në Durrës i sapo ardhur nga Italia, ndërron jetë 75- vjeçari nga Berati: vuante nga tumori

27 Prill 2020, 21:18| Përditesimi: 27 Prill 2020, 22:13

  • Share

Para dy ditësh ka ndërruar jetë në hotelin-karantinë në Durrës, Bajram Luzi 75 vjeç nga Lapardhaja e Beratit. Bajram Luzi kishte ardhur nga Italia së bashku me bashkëshorten e tij disa ditë më parë. 75- vjeçari kishte qenë në Itali për t’u kuruar pasi vuante nga tumori në stomak.

Mjekët italianë nuk i kishin dhënë shpresa për të jetuar 75- vjeçarit duke e këshilluar të kthehej në shtëpinë e tij. Në bazë të masave për COVID-19 çdo person i cili hynë në Shqipëri duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë në një hotel në Durrës. Edhe bashkëshortja e tij u karantinua në hotel.

Më datë 24 prill, 75-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe ka njoftuar 127. Kjo e fundit ia ka referuar rastin e Bajram Luzit Spitalit Rajonal Durrës.

Spitali i Durrësit ka dërguar ekipin mjekësor dhe kanë vlerësuar se rasti nuk ishte për ta, duke pasur parasysh edhe diagnozën që i kishin dhënë mjekët italianë. Një ditë më pas, më datë 25 prill Bajram Luzi ndërroi jetë.

k.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leon: 28/04/2020 12:40

    Te moshuarit cojini ne shtepi,ç eshte kjo karantine ne hotel,i moshuari do kushte,gjynah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?