Arjan Ndoja i është përgjigjur përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs në seancën në KPK duke thënë se e paragjykon për shkak se është i pasur. Sa i përket të ardhura, Ndoja përmendi fenë duke thënë se ka dhënë para pa interes. Ndoja i tha se funksionon me perceptime dhe nëse do të kishin punuar bashkë, do të kishte mendime të tjera për të.
"U riktheva në sistemin e prokurorisë pasi gjykata më dha të drejtë. Kisha kontratë me magjistraturën dhe prandaj u riktheva në sistem për ti dhënë përgjigje Jacobs, pse u riktheva se kisha të ardhura të mira. Fakti që jam i pasur dhe paratë e mia janë të ligjshme s’më pengon për asgjë. Unë përmbush kushtet dhe kriteret. Për lëvizjet me persona të inkriminuar, Jacobs beson se 60% të magjistratës e kap vettingu për kontakte të papërshtatshme. Nuk bëhet me perceptime. Po të kishim punuar, të siguroj se do të kishe të tjera mendime e raporte. Shkoni tek lokalet përballë prokurorisë. Aty është skaneri real i çdo njërit prej nesh.
Në asnjë vend të botës nuk gjykohen prokurorët e gjyqtarët për vendimet që marrin. Vepër penale s’kam bërë, masë disiplinore s’kam. Ju më thoni fajtor. Po ku bazoheni? Sot sistemi i drejtësisë është më keq edhe falë jush e ndërkombëtarëve. Kërkoj konfirmim në detyrë. S’kam bërë asnjë shkelje profesionale. Në aspektin e pasurisë, jam i vetmi prokuror që kam dhuruar prona. Kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja. Jam i vetmi që nuk kam fshehur asnjë pronë apo ta vendos në emër të të tjerëve. Të zgjedhurit vendor i kam takuar si drejtues prokurorie pasi ligji më kërkon të takoj si kryetar bashkie e kryetar qarku. Në respekt të Kushtetutës të Shqipërisë dhe ligjit të vetting, dua konfirmim në detyrë", tha Arjan Ndoja.
Lajmi kryesor: