Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë (VIDEO)

14 Nëntor, 17:24| Përditesimi: 14 Nëntor, 17:29

  • Share

Fier-Kanë mjaftuar reshjet e shiut gjatë ditës së sotme që kompanitë e naftës të shfrytëzojnë rastin për të shkarkuar mbetje të pakontrolluara hidrokarbure në lumin Gjanica në Fier.

Ndotja alarmante është tejet e lartë, ndërsa ujërat e lumit janë tërësisht me ngjyrë të zezë duke shkatërruar faunën ujore dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve të cilët në këtë periudhë të vitit e konsiderojnë lumin që përshkon qytetin si mallkimin e fierakëve.

Edhe pse disa  ditë më parë, Agjencia Rajonale e Mjedisit inspektoi në terren me grupet e punës fabrikat e ullirit dhe kompanitë e naftës, Albpetrol, Terra Oil dhe Al Global, duket se paralajmërimet për gjoba nuk i kanë trembur aspak, pasi shkarkimet e llumrave të vajit dhe derdhjet hidrokarbure, jo vetëm që nuk kanë ndaluar, por përkundrazi situata është përkeqësuar edhe më tej.

Dhe ky është vetëm fillimi, pasi agresiviteti i shkarkimeve bëhet edhe më i dukshëm gjatë stinës së reshjeve e veçanërisht në momentet kur shirat janë me intensitet të lartë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 16/11/2024 09:14

    HAJDE SHTET HAJDE,,,SHTET LESHI....

    Përgjigju
  • Plaku vlore: 15/11/2024 10:02

    Organizatori i derdhjes se mbetjeve te naftës ne lumin gjanica ne fier ka vetem nje emer Adriatik golemi ky maskara merr rrushfet nga kompanitë dhe e ka ber lumin si motra e tij ..rrugaci

    Përgjigju
  • Iris: 15/11/2024 02:42

    E ku e kemi Ramen tani qe e quante dikur /damar i gjelber i qytetit/?! Ato paralajmerimet e gjobat me te cilet i kanos shteti keto kompani, jane per to baraz me nje pickim mushkonje ne te pasmen e nje elefanti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?