Sociale

Ndotet Gjanica, Subashi: Të ndëshkohen kompanitë e naftës, derdhin hidrokarburet në lumë

9 Nëntor 2021, 19:46| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 19:50

  • Share

Gjanica është ndotur sërish nga derdhja e hidrokarbureve, një fenomen shqetësues ky që përsëritet prej vitesh. Lumi në gjithë gjatësinë e vet, është kthyer në zonë të nxehtë të ndotjes mjedisore, pasi mbizotëron era e rëndë e hidrokarbureve që reflekton ngjyrën e errët. 

 Qytetarët denoncojnë publikisht ndotjen e frikshme që po shkakton probleme për shëndetin e tyre, por asnjë masë nuk është marrë.

"Kam shtëpinë 500 metra larg. Ndotja është shumë e madhe duhet që qeveria të bllokojë atë impiantin që derdh mbeturina. Ndjehet era e rëndë dhe është i dëmshëm se ka fenole është i dëmshëm për gjakun dhe kockat", tha një banor.

I vetëdijshëm për këtë situatë është dhe kryebashkiaku i Fierit, Armand Subashi i cili heq përgjegjësinë nga vetja dhe shprehet se institucionet ligjzbatuese duhet të ndëshkojnë kompanitë që operojnë në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës.

"Ndotja e lumi është prezente nga disa kompani dhe besoj se shtrëngimi i masave në këtë drejtim nga institucionet ligjzbatuese dhe nga investimet që këto kompani duhet të kryejnë edhe nga pikëpamja mjedisore. Jam i kënaqur besimplotë dhe do të mundim të realizojmë gjithë rehabilitim dhe ta kthejmë në një shëtitore", u shpreh Subashi.

Edhe pse ndotja e lumit Gjanica është një fenomen i përsëritur Inspektorati i Mjedisit nuk marrë asnjë masë për të gjobitur apo pezulluar licencat e këtyre kompanive.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?