Foto ilustruese

Kronikë

Ndoti detin me ujërat e kanalit, në hetim punonjësja e firmës së ndërtimit në Durrës

1 Gusht 2018, 21:40| Përditesimi: 1 Gusht 2018, 21:42

  • Share

DURRËS-Një punëtore e një firme është proceduar penalisht, pasi akuzohet për ndotje të detit. Sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar, e procedura pas denoncimit në Komisariatin Dixhital është M.Zh. 41 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia njofton se afër grykëderdhjes së kanalit ujëmbledhës të Hidrovorit në fshatin Hamallë, Njësia Administrative Sukth u konstatua se firma e ndërtimit, punimet zbatuese të së cilës drejtoheshin nga shtetasja M.Zh, po gërmonte e pastronte kanalin duke i hedhur ujërat e pastrimit në det duke e ndotur.

Pas procedimit, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti që shërbente për gërmimin dhe dokumentacioni i firmës së ndërtimit. Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës duke referuar materialet për veprën penale "Ndotja e ujërave" parashikuar në nenin 203 të Kodit Penal.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?