Qytetarët e Tiranës përballen cdo ditë me zhurma që vijnë nga të gjitha anët. Boritë e makinave në të gjitha rrugët e kryeqytetit janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, ku jo vetëm gjatë ditës por dhe në orët e mbrëmjes nuk reshtin. Por shqetësim për qytetarët janë dhe zhurmat që vijnë nga lavazhet dhe gomisteritë, që janë të vendosura pranë banesave.
“Po edhe na bezdisin, për moshën që kemi ne edhe na bezdisin, afër banesave kudo janë të ndaluara po këtu tek ne jo.
Dhe makinat që lejnë veglat atje janë ato që sharrojnë dhe zhurmat nuk të lënë rehat të shtrihesh në drekë. Po në orën 8-9 fillojnë këto punë jo zhumra, sharrojnë jo gjëra. Ku ka pallate banimi nuk duhet të ketë kështu.
Periudhën e dimrit sidomos tani që kaluan ambulancat dhe ka trafik shumë, po themi për kohën me shi bëhet super trafik dhe ka shumë zhurmë për këto pjesë të Tiranës.
Po zhurma do ketë dhe lavazhe do ketë, këto makinat kujton se nuk shqetësojnë”- u shprehën disa nga qytetarët.
Report Tv pasi përshkoi disa rrugë të Tiranës, vuri re se një pjesë e lavazheve janë të vendosura pranë shkollave, aty ku fëmijët e moshave të ndryshme zhvillojnë mësimin gjatë ditës.
Këto biznese poshtë pallateve gjenden kudo në Tiranë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak javë më parë kërkoi që kompetenca për të dhënë lejet mjedisore ti kalojë bashkisë, dhe jo më Ministrisë së Turizmit, pasi inspektoratet mjedisore janë 100% të korruptuara.
Po te shikoje lali eri furrat e bekes ne kate te para . Mjer ata qe i kane poshte !!! Po te shikoje lali eri lokalet e kafet ne katet e para qe kercenojne gjithe pallatin . Mjer ai qe blen katin e 2 !!! Po ti shoje lali eri ankesat e zaptimit te ambienteve te pallateve Mjer kta femije qe rriten ketu !!! Dikush te me thote perse duhet te rri ne shqiperi .
PërgjigjuShpresoj shume te jepet nje zgjidhje jo vetem lavazhet por edhe per Furrat e Bukes ne katet e para ne lagje banimi , Lokalet qe mbajne zeri e larte dhe nuk u jepet zgjidhje. As bashkia as policia nuk u jep zgjidhje . Mbrojtja e konsumatorit nuk fuksionon . E vetmja menyre eshte qe ngrehet zeri me shume njerez qe te behet shqetesim publik .
PërgjigjuSna prishin pune fare as gomisterit as lavazhet o legena, hiqni lokalet dhe burite e urbaneve te lali hajdutit
PërgjigjuZeri ne lokale duhet te jete i ulet,, po ashtu borite e makinave duhet te mos ndihen,,,dhe njerezit duhet te flasin me ze jo te larte,,,
PërgjigjuPo Rap-i i shpifur Kosovar neper kafene pak ju duket
PërgjigjuPatjeter,do veme nojzin sot e tutje