Ndotja alarmante e lumit Ishëm, ‘mbytet’ nga shishet plastike dhe mbetjet urbane! Inxhinieri i mjedisit: Rrezik për jetën e banorëve

26 Shkurt 2023, 18:47| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 20:07

  • Share

Më shumë se një lumë ku rrjedh uji i pastër, Ishmi i ngjan një kanali të ujërave të zeza. Prurjet e lumit pas reshjeve kanë lënë sjellë plehra të shumta që sot i shohim të varura në degët e pemëve.

Ndotja ka ardhur në përkeqësim duke qenë një rrezik i vazhdueshëm për jetën e banorëve që jetojnë përgjatë basenit të këtij lumi. Për inxhinierin e mjedisit Abdulla Hasanaj më shumë se 70 % e ndotjes vjen nga mbetjet urbane dhe plastike të kryeqytetit dhe depozitimi i mbetjeve kimikate të firmave farmaceutike e fasoneri.

“Pothuajse 70 % e ndotjes vjen nga Tirana. Janë fenomene që vijnë me mbetje urbane si plastikë, mbetje, ushqimore dhe inerte  për të cilën mund të themi se është një problematikë madhore i qeverisë shqiptare dhe i ADZM . Është një problematikë madhore dhe i ADZM Durrës, që të përmirësojmë situatën në këtë rrjedhje të lumit”, thotë ai.

Lumit nuk i ka mbetur asnjë gjallesë, ndërsa fenomeni më tragjik sipas inxhinierit të mjedisit është edhe mosndërgjegjësimi i banorëve që depozitojnë prej vitesh plehrat në brigjet e lumit. Hasanaj e vë theksin tek nevoja urgjente e pushtetit vendor për ngritjen e një sistemi filtrimi për rehabilitimin e lumit Ishëm.

"Duhen investime kolosale për të krijuar pritjet e mbetjeve urbane dhe përpunimin e mbetjeve që rezultojnë në derdhjet e Lumit Ishëm. Duhet vëmendja e pushtetit vendor dhe qendror të institucioneve të tjera se është një resort turistik por që ndotja e ka mposht”, vijon ai.

Problematika e trashëguar prej dekadash e Lumit Ishëm është lënë prej vitesh jashtë vëmendjes së Agjencisë e Mjedisit dhe Bashkisë së Krujës. Një prej lumenjve kryesorë të Shqipërisë Ishmi, formohet nga bashkimi i Lumit të Tiranës dhe përrenjve Tërkuza e Zeza, gjarpëron nëpër fshatrat e Tiranës e Krujës dhe përfundon në Adriatik.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ermali: 26/02/2023 19:11

    se e pastron kadriu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?