Fatmira Serjani vuan prej vitesh nga astma bronkiale. Në fillim të korrikut kur tymi i dalë nga mbetjet e djegura me ditë të tëra në landfillin e Elbasanit, ra mbi qytet, gjendja e 63-vjeçares u përkeqësua. I duhej të përdorte pompën e astmës më shpesh se kurrë.
“Kam 15 vite që vuaj nga astma bronkiale dhe ato ditë kur ishte djegia urbane në Metalurgji, mua m’u mor fryma. Isha e detyruar ta bëja pompën 5-6 herë në ditë. Dhe përkeqësohesha”.
Djali i saj, aktivist dhe jurist i njohur, vendosi të mos e lërë një histori të harruar, edhe pse flakët u shuan.
Nënë e bir, Fatmira dhe Gentian Serjani, të dy banorë të Elbasanit, dorëzuan një padi civile ndaj kompanisë “Eco-Elb” dhe Bashkisë së Elbasanit, duke kërkuar përgjegjësi për ajrin e ndotur që u shpërnda në qytet pas zjarrit.
Gentian Sejrani thotë se nuk mund të lejohet që ndotja e ajrit të kalojë në heshtje dhe se institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari.
“Padi civile sa i përket konstatimit të cënimit me faj të ndotjes së mjedisit nga kompania “Eco-Elb” dhe nga Bashkia Elbasan, dhe detyrimin e tyre në formë solidare për të shpërblyer dëmin shëndetësor, moral dhe mjedisor që i ka sjellë kësaj zonje dhe qytetit të Elbasanit, si dhe detyrimin e Bashkisë Elbasan për të marrë masat parandaluese për mospërsëritjen e një ngjarje të tillë. Kjo është padi e parë për nga lloji se si ngrihet, të shohim si do shprehet gjykata”.
Landfilli i mbetjeve në Elbasan, vetëm 3 kilometra nga qyteti, u përfshi në fillim të muajit nga flakët për disa ditë me radhë.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan disa mjete zjarrëfikëse, u hodh dhjetëra ton dhe për të izoluar vatrat e zjarrit në mbetjet plastike, u angazhua helikopteri “Cougar” si dhe dhjetëra forca të ushtrisë.
Matjet e realizuar nga ekspertë të pavarur treguan se ndotja e ajrit në Elbasan, për shkak të zjarrit në landifllin e qytetit dhe tymit masiv shkoi përtej nivele të moderuara, duke u shfaqur i pashëndetshëm.
Komente

Jo vetem keta por cdo qytetar i Elbasanit duhet ta padise Bashkine qe here tjeter ti therrase mendjes.
PërgjigjuJo vetem kaq Po CDO qytetar I elbasanit duhet te vinte e te ndihmonte ne fikjen e zjarrit.po se ben.zjari Su vi vet Po NGA nxehtesia Öse NGA ndonje qytetar I papergjwgjshem.lejini keto se sben precedent gjykata se pastaj I Bie te paguhen gjith qytetaret e shqipris KU ka Ra Zjarr dike ta paguaj bashkia.dike tjeter ta paguaj komuna.etj etj. Ta garantoj QE sfitoin asgje