Ndotja në Razëm, AKM nuk fal: Gjobë 500 mijë lekë ndaj kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe! I pari drejtues vendor i ndëshkuar për mbetjet (FOTO+VIDEO)

15 Janar 2022, 11:30| Përditesimi: 15 Janar 2022, 17:55

  • Share

Ndotja e mjedisit në Razëm për shkak të mbetjeve të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme solli ndëshkimin me gjobë ndaj kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ditën e premte ka kryer inspektime në terren, duke konstatuar sasi të mëdha mbetjesh të hedhura në territorin e Razmës.

Kjo ka bërë që menjëherë të aplikohet gjoba prej 500,000 lekësh drejtpërdrejtë për kryetarin e bashkisë së Malësisë së Madhe. Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011 por ky sanksion që ndëshkon direkt titullarin më të lartë të bashkisë nuk është aplikuar ndonjëherë.

Masa ndaj Tonin Marinajt, që bëhet kështu kryetari i parë i bashkisë i cili ndëshkohet për keqmenaxhimin e mbetjeve, vjen në një moment kur mjedisi është shpallur prioritet absolut nga qeveria. Prej fillimit të muajit nëntor në të gjithë territorin vazhdon Plani i Pastrimit Kombëtar, në koordinim me prefektët e qarqeve dhe të gjitha institucionet qendrore dhe vendore.

Në të gjitha takimet e hapura të organizuara me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë kërkuar që bashkitë të buxhetojnë me prioritet pastrimin e territorit, pasi në të kundërt nuk do t’u miratohen buxhetet për vitin 2022, ndërsa mbetjet do të depozitohen vetëm në pikat fundore të licensuara./Lexo

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/01/2022 23:33

    /TONI/,qytetaret nese nuk duan t'ju mbahen nga taksat,te mesohen te hedhin plerat ne kosha dhe vendet perkatese dhe jo si i kane hedhur ketu,por nga pamjet,duket qe te dy palet jane bashkefajtore,qytetaret me mungesen e konceptit te pastertise dhe bashkiaku me indiferentizmin,dhe mungesen e pergjegjesise.Gjoba eshte e merituar 100 %!

    Përgjigju
  • Ani: 15/01/2022 15:53

    Bravo, Drejtoresha e AKM. Arta Dollani

    Përgjigju
    • Toni: 15/01/2022 19:37

      Po ca bravo se me taksst e qytetarve do paguhen

  • Shkodrani ST: 15/01/2022 15:24

    Shume mire ja kane bere injorantit Tonin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?