Ndotja e lumit Drin, kërcënim për përmbytje në Lezhë! Ekspertët e mjedisit: Të ndalet shkarkimi i ujërave të zeza

18 Shkurt 2023, 18:46| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 18:55

  • Share

Reshjet e dendura të shiut gjatë muajit janar të këtij viti e kanë degraduar lumin Drin në këtë gjendje. I ndotur nga shkarkimi i vazhdueshëm i ujërave të zeza dhe mbetjeve, lumi i Lezhës ka humbur funksionin e tij natyror duke u kthyer në kërcënim për përmbytje.

Për ekspertin Jak Gjini, Drini e ka humbur fuqinë për ta çuar ujin në detin Adriatik për shkak të devijimit të ujërave nga diga e Spatharit në Shkodër që prej 1966.

"Lumit i ka mbetur vetëm emri, qe nga viti 1966 kur prurjet e tij shekullore në shtratin shekullor ëq shkarkonin në detin Adriatik u devijuan prurjet dhe u shkarkuan në lumin Buna . Pas devijimit të ujërave të këtij lumi dolën në pah shumë dukuri negative është kthyer në një magjistral kullues. Rezulton se janë pika të panumërta, rritja e përqëndrimit të ujërave të zeza dhe duke qenë se rryma është shumë e dobët në periudhën e verës, e kthen në një basen ku uji është i palëvizshëm", tha Jak Gjini.

Zgjidhjen për të shmangur ndotjen dhe përmbytjet, ekspertë e mjedisit e shohin tek heqja e mbetjeve dhe ndalimi i shkarkimit të ujërave të zeza.

"Zyra jonë dhe Shoqëria Civile e Lezhës i bën thirrje strukturave përgjegjëse të ndërhyet në rivitalizimin e kanalit të Drinit, në ndalimin e plotë të hedhjes të ujërave të zeza në Lumin Drin, të banorëve dhe kompanive që ushtrojnë aktivitet ekonomik e hedhin në mënyrë të pakontrollua. Ndryshe do humbasim të drejtën që të kemi ujë të pastër në Lezhë nga akuaferet dhe së dyti do të kemi prodhime bujqësore që do të na kthehen në bumerang", tha Zef Imeraj, ekspert mjedisi.

Lumi Drin ka një gjatësi prej 285 km dhe një basen mbi 14 mijë km katrorë, pjesa më e madhe e të cilin përshkon zonën e Lezhës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/02/2023 00:08

    Nuk duhen harruar dhe HCL e medhenj,por dhe ndryshimet klimatike ne pergjithesi,te gjithe kane ndikuar.Sikur te ishte me i ngushte do te dukej si Lana,apo lumi i Tiranes.Se bashku me filtrimin e ujerave te zeza,pastrimin sistematik te aneve,nuk do te ishte keq dhe rregullimi i faqeve te bregut nga te dyja anet,te pakten ne pjeset qe kalon ne qytet e rrethina.Te kalosh mbi ate ure te bukur dhe te shikosh anet e ndotura e te pasistemuara te zones se lumit,eshte dicka e trishte.

    Përgjigju
  • veri: 18/02/2023 20:11

    keni qeveri dhe bashki halesh,,te mbushur me maskaarenj, prandaj ne drin hidhen dhe ujrat e zeza.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?