Ndotja mjedisore/ Lleshaj: Do vendosim gjoba dhe do ndjekim penalisht shkelësit! Po pastrimin kush do ta bëjë?

23 Maj 2020, 09:56| Përditesimi: 23 Maj 2020, 12:53

  • Share

TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zgjodhi zonën e Lagunës së Kune Vainit dhe Tales, jo në atë nivel alarmant ndotje sa denoncimet që ka pasqyruar Report Tv të 'bombave ekologjike' për të paralajmëruar nisjen në ditët në vijim të një operacioni në shkallë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas tij, ndëshkimi ndaj shkelësve apo dëmtuesve të mjedisit do të jetë në dy plane, IKMT do të marrë masa administrative, ndërkohë paralelisht Policia e Shtetit do të hapë hetime penale për vepra kriminale në dëm të mjedisit. Por pyetja që mbetet pa përgjigje se kush do t'i pastrojë lumenjtë? Rasti konkret në Rrogozhinë, ku firma u gjobit, ndërsa situata vijon që të mbetet e njëjta, landfill i hapur në lumin Shkumbin.

"Me kalimin e përgjegjësive për inspektimin e mjedisit tek Ministria e Brendshme, është hapur një fushë e re veprimtarie dhe një përgjegjësi e re për strukturat e saj. Në ditët në vijim strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të IKMT-së do të ndërmarrin operacione të gjera në shkallë vendi në mbrojtje të mjedisit.

Në radhë të parë, vëmendja do të përqendrohet tek të gjithë vijat ujore, tek lumenjtë e vendit, të cilët duhet të çlirohen nga derdhja e ujërave të zeza dhe derdhja e inerteve, të cilat janë shndërruar në një plagë të rëndë me pasoja të mëdha për mjedisin.

Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, në bashkëpunim ndërmjet Policisë dhe IKMT-së do të zhvillohen inspektime dhe operacione të forta për të ndaluar çdo dëmtim, i cili ka ndodhur dhe vijon për fat të keq të ndodh në ndotjen e lumenjve.

Po ashtu me vëmendje të madhe do të ndiqet edhe çështja e guroreve, e minierave, si edhe e pyjeve me qëllim që veprimtaria kriminale dëmtuese ndaj tyre të marrë një goditje të rëndë.

Për çdo rast kur konstatohen ndërhyrje të paligjshme, derdhje mbeturinash, derdhje inertesh, derdhje ujrash të zeza, në lumenj do të veprohen në dy plane. Së pari, IKMT-ja do të marrë masat administrative përkatëse, pra gjobat përkatëse. Ndërkohë që paralelisht Policia e Shtetit do të hapë hetime penale për vepra kriminale në dëm të mjedisit që parashikohen nga Kodi Penal i RSH. 

Pra, në të dy krahët ne do të luftojmë fort me të dy instrumentet që kemi në dorë, qoftë instrumentin administrativ, qoftë instrumentin penal, për të frenuar, për të bllokuar këtë dëmtim që i është bërë dhe vijon t’i bëhet mjedisit tonë dhe kryesisht ujërave të vendit tonë.

Përmes kësaj, ne do të sigurojmë kushte që lumenjtë të sjellin ujë të pastër në det, që turistët të kenë mundësi, të shijojnë pastërtinë e ujërave, pastërtinë e rërës dhe një mjedis, i cili vërtet lejon turizëm të mirëfilltë" tha ai. Report Tv ka ndjekur me vëmendje të veçantë situatën që paraqitet në lumenjtë e vendit, mes tyre atë të Tiranës dhe deri në grykëderdhjen e Erzenit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/05/2020 00:40

    Ne U.S.A.per pastrim pervec firmave perkatese,perdoren dhe te denuarit qe duhet te shlyejne denimin me ore-pune ne komunitet,ushtria perdoret per katastrofat natyrore si tornado,uraganet etj.

    Përgjigju
  • Artan: 23/05/2020 15:57

    Me hajdutet qe i bete inspektore do e mbrosh mjedisin?

    Përgjigju
  • Demi: 23/05/2020 13:37

    O hipokrit ti po ndot mjedisin me LHL qe perdor ne protesta

    Përgjigju
    • Pjeter: 23/05/2020 14:33

      Hipokrizi eshte,duhet ti kishin prit me lule,dhe ti puthnin nje nga nje.Ishin aq te dashur tubuesit me policine,sa ja u shprehnin dashurine edhe familjareve te tyre.

  • Justice: 23/05/2020 12:55

    Ka renean per pastrim lleshi

    Përgjigju
  • Qytetar: 23/05/2020 11:45

    Asgje nuk ka ndryshuar ne veprim ne terren. Vetem ka ndryshuar dikasteri ku varet IKMT-ja. Te njejtet inspektor te te ashtequajtures polici ndertimore ketu e 25 vjet. Vetem llafe e pallavra dhe ne pune ngelen militantet hajduta te partive ne pushtet te radhes. Pazaret do vazhdojne ti bejne keta inspektore dhe zullumet do ti heqe perseri policia e shtetit se ka pak pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?