Situata nga ndotjet e fabrikës së pasurimit të bakrit është kthyer në një shqetësim për banorët e Fushë-Arrëzit, një rast i denoncuar nga Report Tv. Ndotja nga mbetjet e fabrikës së bakrit "BerAlb", është rast i përsëritur.
Në kuadër të një projekti mjedisor nga Green- Al, zbatuar nga qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, se bashku me 2 organizata të tjera u realizuan pak javë më parë matjet në Fushë-Arrëz, qoftë të ujit, qoftë të tokës. Projekti i cili mbështetet nga qeveria suedeze, përfshin dhe zona të industrisë minerare në Has. Duke u ndalur në rastin e fabrikës së pasurimit të bakrit, rezultatet e matjeve janë shqetësuese.
Por për të folur më konkretisht, Sami Nezajn nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, e cila po zbaton projektin, dhe Prof. Dr. Sokol Abazin, ekspert dhe pedagog i kimisë, dhanë detajet e matjeve në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. Neza thotë se matjet janë bërë në 4 pika, ku 2 prej tyre kanë rezultuar të ndotura, njëra është pika e ujërave që dalin direkt nga fabrika dhe pjesa tjetër rreth 4 km në fshatin Shpozë.
“Ndotja pati një impakt, qoftë në media dhe komunitet, bëri që të verifikonim nivelin e ndotjes aty ku kishte ndodhur, në Fushë Arrëz. Bëmë set analizash, analizë të dherave dhe ujërave që ishin të ndotura, por edhe ujërave që ndodhen në largësi nga pika e ndotjes, por edhe të ujërave para se të futeshin në zonën e ndotur. Në fshatin Shpozë, kemi bërë analizën e llumit. Institucionet bëjnë monitorimin, por në mënyrë ndoshta me distancë kohore. Ne kemi bërë monitorim të pavarur, matjet janë bërë në 4 pika, 2 pika kanë rezultuar të ndotura, njëra është pika e ujërave që dalin direkt nga fabrika dhe pjesa tjetër rreth 4 km në fshatin Shpozë, në lumë”, tha Neza.
Duke u ndalur në rastin e fabrikës së pasurimit të bakrit, rezultatet e matjeve janë shqetësuese, ndotje që lidhet drejtpërdrejt me aktivitetet industriale në zonë. Prania e hekurit në ujë në këtë zonë, u dokumentua 12 herë më i lartë se normat e BE-së, Alumin 4 herë më shumë, dhe plumbi, më shumë se dy fish mbi normë.
Prof. Dr. Sokol Abazi thekson se kjo është një ndotje e akumuluar ndër vite. Ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre metaleve përbën rrezik serioz për shëndetin publik, pasi këto ujëra të ndotur mund të kontaminojnë edhe ujërat nëntokësor dhe kjo do ishte fatale për banorët që më pas e përdorin si ujë të pijshëm.
“Nga rezultatet e marra, në dy prej pikave ujërat janë të ndotur. Analiza e llumit, për hekurin është 7 herë më i lartë se niveli i lejuar në Komitetin Evropian, alumini, plumbi, që janë metale të rënda dhe kanë efekt të madh në cilësoni e ujit. Nivelet janë të larta, metalet e rënda kanë impakt negativ në cilësinë e ujit, por edhe të gjallesës. Nivelet janë tejkaluar në ato norma që duhen. Ndotja janë akumuluar ndër vite, nuk është rastësore. Impakti i tyre në gjallesa është i madh, por ato ujëra sipërfaqësor nesër mund të kalojnë nëpër ambiente apo terrene që do të kontaminojnë edhe ujërat nëntokësor. Ato ujëra mund të përdoren edhe si ujëra të pijshëm, dhe kjo do ishte fatale”, shprehet Prof. Dr. Sokol Abazi.
Të dy u bëjnë thirrje institucioneve për reagim, duke theksuar se duhet të ketë kontrolle periodike dhe masa për reduktimin e ndotjes.
“Institucionet se kanë krye detyrën, të gjitha kompanitë minimumi paguajnë një taksë për ambientin dhe me pagesën e një tarife për ambientin ata mbyllen gjithçka. Kontrollet duhet të jenë periodike dhe pas çdo kontrolli duhet të jetë feedback dhe përmirësim . Në vend depozitimit të mineraleve mund të bëheshin prita që uji të mos kalohet në ato zona”, tha Neza.
“Duhet strategji që të gjitha këto hotspote të rregullohen dhe të reduktohen impakti që kanë në mjedis. Agjencia Kombëtare e mjedisi duhet të pajiset me labortorë të avancuar. Mesadi unë financimet dhe investimet që venë në atë laborator janë të limituara. Ka gjithmonë një prioritet brenda qeverisë se vendos ku do t’i kërkojë fondet. Fondet janë dhe mund të jepen. Kapacitetet e shtet për të kontrolluar duhet të rriten se vetëm atëherë do mund të jemi më në alert. Është çështje prioritetesh, e kemi tek rrugët tek turizmi, por vjen një moment që nëse turisti vjen dhe sheh rrezikshmëri të tilla për shëndetin etj, edhe ai largohet, ambienti, siguria ushqimore dhe truizmi, janë të lidhura të treja bashkë, prioritetet duhet të vihet mbi këto drejtime, pasi turizmi do të shkatërrohet”, u shpreh Prof. Dr. Sokol Abazi.
Ekspertët thanë se uji dhe toka sipër fabrikës ishin të pastra, ndërsa ato poshtë saj, të helmuara, duke bërë të qartë, se burimi i ndotjes është fabrika e bakrit.
Komente

Hajtë morrë mec se na marrove,çka don ti NëFAN TË MIRDITËS UNË NUK Km punu aty.Na marrove atë SHITOFSHIN ZANAT.NUK KE MËND PËR ATË PUNË OR MEC.Or mec dhe gazetar nuk e banë dot se ke pak mënd.Hajt te shpia se na marrove edhe të vdekurit e të gjallët e fisit.Hajt e mec se boll kena një polic që ja di atyne punve.
Përgjigju