Qeset me plehra i hedhin poshtë urës dhe herë pas here i vënë flakën. Era e keqe kundërmon në fshatin Orman të Bashkisë së Maliqit, ndërsa bregu i lumit Devoll është mbuluar nga mbeturinat. Jo vetëm plehrat por edhe mbetjet e bagëtive kanë pushtuar lumin Devoll, duke u kthyer në burime për infeksione.
“Nuk pastrohen, nuk transportohen plehrat e fshatit. Të tëra derdhen në lum”.
Banorët thonë se kjo situatë shqetësuese ka ardhur si pasojë e mungesës së një vendgrumbullimi. Bashkia e Maliqit nuk ka vendosur kontejner dhe as i pastron plehrat e fshatit Orman.
“Duhet që bashkia të marrë masa. Të vendosen kazanët e plehrave. Lumi është për ibret. Njerëzit nga halli i hedhin atje, se s’kanë ku i çojnë. Për votime drejtori i Kullimit pati premtuar se do pastrohen, por asgjë nuk është bërë”.
Lumi Devoll e ka pasur tepër të theksuar problematiken e ndotjes, sidomos në fshatin Orman dhe nga viti në vit situata ka ardhur duke u përkeqësuar.
E votuat per te 6-en here Gezim Topciun? Ja kthyet karrigen ne kolltuk? Tani mos u qani!
Përgjigju