Ndotje dhe kaos në Ballsh! Ushqimet shiten në rrugë, konsumatorët në rrezik: Jemi ankuar, por Bashkia s’e vë ujin në zjarr

14 Tetor, 16:50| Përditesimi: 14 Tetor, 16:58

  • Share

Në tregun informal të Ballshit çdo të dielë dalin me dhjetëra fermerë dhe tregtarë ambulantë për të shitur produktet e tyre bujqësore e industriale. Që nga frutat-perimet e deri tek peshku tregtohen në mes të rrugës e pluhurit, në mungesë të çdo kushti higjieno-sanitar.

Përpos rrezikut të madh për shëndetin e konsumatorit, ky treg i improvizuar përbën rrezik dhe për aksidente rrugore. Më të shqetësuar për situatën janë banorët e lagjes “Gllavenica”, të cilët kanë banesat vetëm 3 metra distancë nga rruga ku zhvillohet tregtia e paligjshme.

“Këtu tregtohen bagëti, lopë e gomerë. Jemi ankuar tek Shëndeti Publik se i kemi dritaret ngjitur, por na thanë e ka Bashkia. Edhe në Bashki kemi shkuar, por nuk e vë ujin në zjarr. Ne kërkojmë të hiqen nga këtu.. Makinat kalojnë mbi njerëz. Unë kam pësuar aksident tre herë”, thanë disa banorë.

Për mikrofonin e Report tv Qemal Ramaj dhe Hekuran Çaushi thanë se kanë bërë disa herë ankesa në bashki, përmes peticioneve por institucioni vendor nuk ka bërë asgjë! Më shqetësuese për ta është tregtia e gjësë së gjallë. Delet e dhitë që shiten poshte dritare te tyre sjellin ndotje të madhe.

“Kemi bërë ankesë në Këshillin Bashkiak, na thanë do i çojmë tek Stacioni i Trenit, por nuk e bënë. Pra na mashtruan! Kemi bërë disa shkresa edhe në Polici por asnjë masë nuk është marrë”, shprehen ata.  

Institucione si Bashkia e Mallakastrës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i shmnagen përgjegjësive, që ua dikton ligji për sigurinë ushqimore dhe tregtinë e ligjshme e të kontrolluar!

 

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 14/10/2024 17:40

    Ky ashte shteti si don me u fute ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?