Ndotje në mes të sezonit turistik në Kavajë, ujërat e zeza derdhen në det! Pushuesit plazh mes fekaleve

1 Korrik 2023, 11:26| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 14:10

  • Share

KAVAJË- Në mes të sezonit turistik në vijën bregdetare të Kavajës vijon ende ndotja e plazheve publike, ndonëse të mbushura me pushues që po kalojnë pushimet. Report Tv, me gazetarin Aldo Mustafa bëri një vëzhgim në vijën bregdetare ndërsa sjell problematikën e ndotjes në mes të plazhit të Golemit, ku ujërat e zeza derdhen në det.

Dyshohet se ujërat e zeza derdhen nga bizneset në vijën bregdetare, të cilët me papërgjegjshmëri nuk i derdhin në kanalet e ujërave të zeza, por në det duke ndotur ujin, por edhe duke u kthyer në një rrezik për sëmundje për pushuesit që lahen.

Për Report Tv, pushuesit shprehin indinjatën për këtë ndotje, ndërsa disa prej tyre thonë se nuk kanë mundësi ekonomike të shkojnë në plazhe të tjera dhe janë të detyruar që të frekuentojnë plazhin publik edhe pse po bëjnë pushime mes fekaleve.

“Shumë dobët. Magari e madhe është me ardh këtu dhe me pa këtë. Jam kosovar. Kurrfarë pastërtie. Jam këtu që dy ditë. Do rrimë 10 ditë. Do ikim prej këtu, shiheni dhe ju vetë se çfarë mbeturinash ka.

Dita e dytë e plazhit, do rri 10-12 ditë. Ç’të bëjmë, nuk na mban xhepi të shkojmë diku tjetër. Gjendja aspak e mirë. Nuk e di”, thonë pushuesit.

Reagon kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja
Report Tv mori edhe një reagim nga kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja për këtë situatë, i cili ka dy javë në detyrë. Në një bisedë telefonike ai u shpreh se ende nuk është identifikuar se nga cili biznes shkaktohet ndotja, por po punohet.

“Ditën e hënë kam kërkuar një mbledhje me AKUM Durrës (Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta) që është institucioni përgjegjës për kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza në gjithë territorin. Po kështu do të diskutojmë dhe për një task-force me të gjitha institucionet për bregdetin”, tha Qosja për Report Tv.

Dy vite më parë qeveria investoi 13 miliardë lekë për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Kavajë, por problematika nuk është zgjidhur. Në qershor 2023 ujërat e zeza vazhdojnë të përfundojnë në det, duke rrezikuar rëndë shëndetin e qindra pushuesve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 01/07/2023 15:29

    Cfare jane keto ngjarje ne Shqiperi akoma?Keshtu doni te prisni turista ju ?SA TURP.

    Përgjigju
  • Eni: 01/07/2023 15:26

    Falë këtij investimi të qeverisë shqiptare pushuesit do kalojnë pushime më të lumtura

    Përgjigju
    • Or tej: 01/07/2023 19:03

      Shko ha nje sufllaqe tek uji me fekale or teeeejjjjj

  • Eri: 01/07/2023 14:30

    Ke ne Vollga nje kanal qe derdhet dhe e shohin te gjithe eshte I zi sterre, ne Lalez derdhet Erzeni me ujerat e zeza te landfills te Tiranes...shikoni koncertet se mire jeni.

    Përgjigju
  • Doktori: 01/07/2023 14:27

    Sipas zhvillimeve te fundit m... Eshte ilac natyror kunder semundjes se rende kancerit te lekures pra njerez mosmirenjohesa falenderojeni ne kor krietarin e bashkise Kavaje per xhestin fisnik.

    Përgjigju
  • Or tej: 01/07/2023 13:58

    Bregdeti i durresit qe nga plazhi e deri ne golem ka patur gjithmone derdhje fekalesh naten me tuba ne det keto 20 vitet e fundit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Verimi: 01/07/2023 11:57

    Çdo biznes çadrash duhet të kishte vend të lirë publik në përqidje me vendin që ka zënë. She jo për të mbledhur plehrat aty por edhe ta pastrojë komplet zonën. Jo vetëm që skanë kulturën për vende publike, por pllaquriten tek ...uti vet. Kujtojnë se ndotja nuk i prek

    Përgjigju
  • Eri: 01/07/2023 11:54

    Ku kanal kurre nuk eshte mbyllur dge e dini pse ukt ska leke te paguahe energjine e stacionit te pompimit we ka qe ne 2011 I perfunduar...

    Përgjigju
  • Max: 01/07/2023 11:46

    He more, oh sa mire me qene shqipetar ku jeni ju qe beni shqiponjen dhe proud to be Albanian

    Përgjigju
  • Kollozi: 01/07/2023 11:32

    S.keni pare gje akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?