I konsideruar si dora e Sali Berishës në krimin e 21 Janarit, dalja e ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, në një studio televizive, 10 vite pas vrasjeve në bulevard, ka befasuar shumëkënd. I dënuar me vendim të formës së prerë për vrasjen e njërit prej katër protestuesve, përkatësisht Faik Myrtajt, Prendi u shfaq pas 10 vitesh para publikut, duke tejkaluar dhe pasuruar më tej me elemente fantastiko-shkencore puçin imagjinar që sajoi Sali Berisha, për të justifikuar vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Puçi me planet A, B dhe C, u sajua nga Berisha në 22 janar, disa orë pas rrëzimit të teorisë së tij, sipas të cilës vrasjet ishte bërë nga organizatorët e protestës.
Mbi këtë sajim, ku u përfshinë gazetarë, mjekë etj., Berisha synonte të largonte viktimat nga dera e tij dhe të arrestonte kundërshtarët politikë, duke u faturuar krimin. Kur fatmirësisht u publikun pamjet e vrasjeve nga garda, u shpik puçi imagjinar, i cili u plotësua mbrëmë me elemente të tjera nga Ndrea Prendi. Pas thikave me helm dhe çadrave-pistoletë të Berishës, ish-komandanti i Gardës foli për letra sekrete që kishin ardhur nga Gjermania, për një plan për të sulmuar institucionet me lëndë kimike, për sende që hidheshin nga Piramida tek Kryeministria, thua se këta njerëz kishin fuqi të mbinatyrshme, pasi në një distancë të tillë as sportistët më elitar nuk mund të hedhin gjylen.
Ndryshe nga Sali Berisha, i cili tashmë ka pranuar vrasjet dhe madje ka folur për një plan për të vrarë Edi Ramën me 5 snajperë, Ndrea Prendi i qëndroi versionit se protestuesit janë vrarë nga plumba rikoshet, edhe pse drejtësia ka provuar të kundërtën, pavarësisht se vrasjet i ka konsideruar të kryera nga pakujdesia. Në një pikë, Berisha dhe Prendi janë unifikuar, ku qëndrimet e tyre, përputhen plotësisht. Bëhet fjalë për mohim e urdhrit për vrasjet. Që nga 21 Janari 2011 deri më sot, Berisha ka ndryshuar disa versione për vrasjet, por sa i takon urdhrit ka qenë gjithnjë i prerë. Sipas Berishës, Garda nuk merr urdhër, por zbaton ligjin. “Nuk kishte asnjë urdhër për Gardën. Garda ka ligjin”.
Në një linjë me Berishën, Ndrea Prendi tha se “Komandën e jep ligji për Gardën e Republikës, neni 25 i saj për përdorimin e armës së zjarrit”. Por, ka një dokument i hartuar nga ish-vartës së Lulzim Bashës, i cili konfirmon të kundërtën, se Garda ka marrë urdhra. Bëhet fjalë për një raport sekret të ish-Shërbimit për Kontrollin e Brendshëm në varësi të Ministrisë së Brendshme, për ngjarjet e 21 Janarit. Në raportin e SHKB-së pasqyrohen urdhrat që ka marrë garda dhe policia në 21 Janar 2011. Raporti rrëzon versionin e Berishës dhe Prendit për mungesën e urdhrit.
Ndërkaq, Agron Malaj, i ashtuquajtur si shefi i “grupit të zjarrit” të Gardës së Republikës në 21 Janar 2011, ka rrëfyer disa ditë më parë, se ka marr një urdhër në radio për zjarr. “Ka pasur në radio urdhra për ZJARR, por ky urdhër nuk mund të jetë thjesht verbal, pasi kish shumë urdhra në radio në momentet e tensionit dhe personat nuk identifikoheshin. Nëse unë, p.sh, U jap urdhër për zjarr snajperëve që kisha vendosur lart, duhet të identifikohesha me kodin tim”, ka pohuar Malaj. Raporti i SHKB-së dhe dëshmia e Malajt rrëzojnë alibinë e fundit të Berishës për 21 Janarit si dhe janë një tjetër indicie për SPAK.
Se faj ti o maloku prendi se familjarët e atyre njerzve të pa fajshëm stë heqin kokën ty mor qeni malok ty dhe fmive të tu e pastaj vihet drejtësia 100% në vënd. Pty rac pise rac maloku.
PërgjigjuDuket qe kerkesa per rihapjen e dosjes se / 21 janarit/,ka nervozuar mjaft personazhe te asaj ngjarjeje.Z.Prendi me kete dalje ,ka bere vetem rolin e kasnecit,pasi vete u denua me denim te formes se prere dhe nuk rrezikon asnjehere sa eshte gjalle, qe te rigjykohet per te njejtin krim.Ndoshta, eshte si pune <<fushate>>,ose pergatitje <<terreni>>,ose <<opinioni>> ne prag te rihapjes se dosjes.
PërgjigjuToma e ka dhene urdherin me radion e Malajt
PërgjigjuE po he de beni dicka... apo e hidhni ne ajer dhe askush se pret... Apo po prisni te iki nga kjo bote per shkaqe natyrale!!!
PërgjigjuKaq koqe sa ky maloku I quan shqiptaret fevziut.?po qe se I pranon mbrokllat e ketij debilit me zana e shtjzovalle atehere fevziu I bie te jete me koqe se maloku. Keta gomarllekun e tyre duan ta shesin per mencuri
Përgjigjupo mer po ...dihen kush urdheroi dihen kush qelloi por keta mutra akoma marin fryme lirshem e tallin menderen neper dynja viktimat nuk i tret dheu deri sa keta te paguajne ....
Përgjigju