Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë qark, Gjin Gjoni.
Në një prononcim për mediat, Gjoni i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë pasi në qarkun ku dhe ai kandidoi u shitën votat deri në 500 euro.
"Po shoh se keta “te paditurit “elektorale” ne Lezhe qe erdhen si “trima” e dalin si lepuj, se ju paskemi blere voten deri ne 500 euro!
Po ne Laç e ne Mirdite pse nuk e bleme, apo pertuam?! Po ne diaspore si shpjegohet qe ecen ne te njejtin trend fitorja? Pastaj ju sikur do i mbronit me ato skuadrat e famshme?! Ju ishit shpresa e madhe! Si ju vodhen e ju blene ne sy tuaj qe ishit aq te organizuar?! Ku ju shkoj trimeria aman? Pse nuk thu se nuk kishit takat me marre vota as aty ku lindet! 4 nga 5 kandidate qe ishit te PD nga Lezha, humbet ne qendrat tuaja te votimit ku lindet apo ku banoni! Ju paskan shitur fshati atëherë.Vec kaq mjafton mos me tregu brockulla ne publik! U bete gazi botes! Na blene, na i vodhen! Por do e shkarkoni diku paaftesine, paditurine, sforcon per tu tregu trima pa qene, renien ne batakun e ndotur te militanteve qe cdo thagme qe e thonin ne raki, ju ne padituri totale e benit hit, denoncimet e njepasnjeshme, si te vetmen shprese me godit drejtues fushate nga PS, pa asnje argument, shpifjet, pergojimet, aludimet prej llafazani, shfaqjet e gangsterizmave, dhe presionet qe ju bete njerezve direkt!
Taktika juaj e qurravitjes dhe e akuzave pa baza nuk eshte argument! Lezha ka nevoje per zhvillim, projekte e jo per demonstrime force e sejmene qe vec mbajne ca militante me shprese! Per sa kohe te silleni keshtu poshte e me poshte do shkoni! Me pelqen menyra juaj sepse na sherben! Shihemi pas 2 vitesh ne nje tjeter gare ku do mekeni me rende se sot", shkruan Ndreu.
Komente
