Kultura

Ndriçohet kalaja e Himarës, ministri Gonxhja publikon pamjet: Investim që rrit vlerën turistike të saj

20 Gusht, 08:59| Përditesimi: 20 Gusht, 09:12

  • Share

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka investuar në projektin e ndriçimit dekorativ të kalasë së Himarës, duke i dhënë dritë, por edhe ngjyra që e bëjnë më madhështore këtë monument mbi 3500-vjeçar. 

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë në rrjete sociale pamje nga kalaja e Himarës e ndriçuar, ndërsa shkruan se ky investim rrit vlerën turistike të kalasë. 

"Ndriçohet Kalaja e Himarës! 

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore - MEKI ka aprovuar projektin e ndriçimit dekorativ të Kalasë së Himarës, duke i dhënë jo vetëm dritë, por edhe ngjyra që e bëjnë më madhështore këtë monument mbi 3500-vjeçar.

Ky investim, i realizuar në një ansambël ku bashkëjetojnë banesa dhe objekte fetare, vjen si angazhim i Bashkië së Himarës, duke rritur kushtet për banorët dhe vlerën turistike të kalasë, e cila tashmë, falë këtij bashkëpunimi, vizitohet edhe në orët e mbrëmjes.

Kalaja, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, ka qenë qendër e rëndësishme historike dhe kishtare që nga shekulli i VIII-të. Sot, ajo është një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë së Himarës dhe një ftesë për ta vizituar jo vetëm për bregdetin", shkruan ministri. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?