TIRANË- Ish- kryeministri Sali Berisha, në të paktat raste, ka kërkuar ndjesë për 'fake news' që shpërndan në profilin e tij në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për akuzat e ngritura në drejtim të shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera të cilën e cilësoi si "ndrikull" që bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se statusi i tij bazohej në një lajm 'fake news' që kishte realizuar 'New Europe', ku shkruante se Calavera kishte kontaktuar Komisionin e Venecias për t'iu kërkuar që të mos shqyrtonin kërkesën e presidentit Ilir Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ky reflektim erdhi pas reagimit të bërë nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i cili i quajti sulme të tilla të ardhura nga ish- kryeministri, edhe pse nuk përmendi emër konkret, si presione që bëhen ndaj Reformës në Drejtësi.
“Statusi im bazohej në një fake news dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake news. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”, deklaroi Berisha në emisionin 'Tempora' të gazetares Sonila Meço.
Megjithatë, ajo që është interesante, është fakti se teksa Berisha e cilëson lajmin e shpërndarë nga 'New Europe' si fake news, media e familjes së tij, vijon ta mbajë si ndër lajmet kryesore, duke disinformuar opinionin publik.
Lajmi në Syri.Net
Ia vlen për t'u përmendur, se pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, opozita u "mobilizua" për sulmuar shefen e ONM-së në Shqipëri. Fill pas tij, ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila u 'kap' me pagën e saj duke thënë se merr 26 mijë euro nga paratë e shqiptarëve dhe vjen 3 herë në muaj!
Sali Suma është degraduar keç. Saliu po mendon se si burgit ti shpëtoi. Por un mendoi se Saliu mren do përfundoi se shum e meriton.
PërgjigjuMos u merzit o malok i qelbur,,se ta rregullon calavera ty qejfin...
PërgjigjuSALI-SERB-KRIMINEL-HAJDUT-TRADHETARI I KOMBIT-DUARGJAK-SYGJAK-FEMIJEVRASES paska kerkuar falje!!!!!!!!! Asnjehere populli yne nuk do ta besoje se ai ka nje moral te tille!!!!! AI NUK NJEH ZBYTHJE!!!!!!! Nga anet tona thone TROC: E BERI M....UTIN DHE U KTHYE DHE E HENGRI !!!!!!!
PërgjigjuS.B tashma asht akronimo i Sali Bytha.
PërgjigjuKy njeriu se ka problem fare fake news-in, madhe e ka pasion. Eshte mesuar me mocalin ne Shqiperi. Por kesaj radhe e kaloi ne nivel BE-je, dhe ata nuk jane mocal. Shkurt e qarte, sjellja e tij kete here ne shqip quhet "zbythje".
Përgjigjupo pse kur shpif per personazhe te shqiperise nuk kerkon falje ky? se i jane faktuar disa here qe fotot dhe lajmet e qxh kanecqene fake ..... apo brenda vendit si plas ketij po qe per jashte pastaj kerkonka falje.provincial i kompleksuar ,pa shtylle kurrizore....
Përgjigjumullah saliu ta kane vendosur unazen ne hund je per rruge
PërgjigjuKerkon falje SB???!!! Ai se pari duhet te kerkoje falje gjithe popullit shqiptar( dhe jashte Shqiperise) per krimet qe ka bere, akuzat,pergojimet, ofendimet nga nena e motra, te gjalla e te vdekura. SB eshte palaco burre, se ben llogari te tjera pisi, servil i ndyre, por harron se ai tashme eshte karte e djegur nga nderkombetaret
Përgjigju