Bota

Ndryshim ritmi në konfliktin libian, ushtarët e Erdogan futen në Libi, forcat e Haftar pushtojnë Sirte

6 Janar 2020, 09:38| Përditesimi: 6 Janar 2020, 17:02

  • Share

Ndryshim ritmi në konfliktin libian i cili është ndërlikuar nga përfshirja e fuqive të huaja.

Sipas vëzhguesit të Libisë dhe Al Jazeera-s, ushtarët e parë turq janë futur gjatë natës në Libi për të luftuar përkrah trupave të Al Serraj, kreut të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Tripolit.

Dërgimi u bë i mundur me lejen e parlamentit të Ankarasë dhe bekimin e presidentit turk Erdogan.

"Qëllimi ynë është të mbijetojë qeveria legjitime e Fayez al-Serraj. Ushtria turke është atje për të garantuar armëpushimin dhe të shmangë një tragjedi humanitare,"- tha presidenti turk i cili theksoi se në Libi ndodhen edhe 2.500 paramilitarë rusë dhe 6.000 ushtarë sudanezë dhe ska pse të mos jenë edhe ushtarët turq”.

Marrëveshja e arritur midis Ankarasë dhe Tripolit gjithashtu parashikon ndarjen e të drejtave të shpim-kërkimit për gaz dhe naftë në Mesdhe, në brigjet e Libisë.

Sipas shtypit lokal, mbërritja e ushtarë të specializuar turq ka si objektiv mbrojtjen e  kryeqytetit Tripoli, i cili ndodhet i rrethuar nga trupat e gjeneralit Kalifa Haftar të cilat dje  bombarduan një akademi ushtarake në jug të Tripolit duke masakruar dhjetra kadetë, një veprim i rëndë, i dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Pas sulmit, ministri i jashtëm libian kërkoi një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë së OKB.

Ora 17:00
Libi, media lokale: Forcat e gjeneralit Haftar pushtojnë qytetin Sirte

Forcat e gjeneralit Khalifa Haftar, sipas ‘Al Arabiya’, kanë hyrë në qytetin Sirte duke larguar milicët që mbështesin ekzekutivin e Kryeministrit Fayez al-Sarraj.

“Milicët e qeverisë me janë tërhequr nga Sirte dhe ushtria e Khalifa Haftar ka hyrë në Sirte”, -  shkruan transmetuesi i lajmeve al-Hadath i grupit Al-Arabiya duke cituar korrespondentin e tij.

"Ushtria Kombëtare Libiane kontrollon bazën e brigadës Saedi në lindje të Sirte," thotë një tjetër ‘cicërimë’ në Twitter e transmetuesit Pan-Arab.

"Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) kontrollon pjesën më të madhe të Sirte," thotë faqja ‘Libian Adresa’, shumë afër forcave të Haftarit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?