Foto ilustruese

Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë

29 Shtator, 21:54| Përditesimi: 29 Shtator, 21:55

  • Share

Premier League, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 kanë gjetur akordin dhe nga sezoni i ri do ketë një ndryshim të madh në tregun e transferimeve të verës.

Sipas 'The Times', institucionet që komandojnë nivelet më të larta të futbollit do të ndërmarrin këtë masë të re në mënyrë që nga sezoni i ardhshëm tregu i transferimeve të mbyllet më 15 gusht.

Ligat elitare kanë pranuar kërkesën e Premier League dhe duket se janë dakord që merkato të përfundojë përpara nisjes së sezoneve për vitin që vjen. Në favor të këtij vendimi janë edhe drejtuesit e Shoqatës Evropiane të Klubeve. Me një rol të fortë në tregun e futbollit, Arabia Saudite priret të mos jetë pjesë e marrëveshjes.

Kjo duket si një lloj bllokade për Arabinë Saudite, që me milionat e naftës ka afruar në ligë shumë nga emrat më në zë të futbollit evropian.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?