Ndonëse ishim mësuar që gjatë ditëve të fundit temperaturat të ishin të larta, kjo e enjte e gjeti verilindjen në kushtet e një dimri të vërtetë. Që në orët e para të ditës kanë nisur reshjet e shiut, breshërit e dëborës.
Në Bulqizë e Dibër reshjet e borës kanë qenë më prezente, por që nuk raportohet të kenë shkaktuar probleme. Akset nacionale Peshkopi - Tiranë, Peshkopi - Kukës dhe Ur e Çerenecit - Stëblevë kalohen pa vështirësi. Po ashtu, edhe rrugët rurale të Bulqizës e Dibrës janë të kalueshme pa probleme.
Lajmi kryesor:
Ndryshime drastike të motit, reshje dëbore dhe shi në Dibër, Bulqizë, Librazhd e Durrës
G.M./ReportTv.al