Foto ilustruese

Kronikë

Ndryshime në burgun e Drenovës! Drejtori Fejzollari komandohet në Rrogozhinë, zë vendin e tij Altin Gusho

21 Prill 2020, 12:27| Përditesimi: 21 Prill 2020, 12:29

  • Share

KORÇË- Periudha e pandemisë së COVID-19 ka ardhur me ndryshime në burgun e Drenovës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është larguar drejtori i burgut, Genci Fejzollari. Ky i fundit është komanduar si drejtor i burgut të Rrogozhinës. Ndërkohë, ne vendin e Fejzollari në Drenovë është komanduar, ish- shefi i sigurisë Altin Gusho.

Nuk dihen ende motivet e këtyre ndryshimeve në këto Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?