Gëzim Selimi

Kronikë

Ndryshime në Burgun e Reçit, largohet drejtori Gëzim Selimi

16 Tetor 2019, 13:36| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 14:29

  • Share

Gëzim Selimi, është larguar nga drejtimi i burgut të Reçit duke u zëvendësuar në këtë post Dedë Zhivani. Lajmi konfirmohet nga burime pranë burgut të Reçit nga ku mësohet se prezantimi i Drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, i cili u investua edhe nga Bashkimi Europian.

Gezim Selimi, ka mbajtur postin e drejtorit të Burgut të Recit që nga gushti i vitit 2018, ndërkohë që tashmë ky institucion do të ketë një tjetër drejtues i cili vjen nga radhët e socialistëve. Dedë Zhivani është një nga emrat e njohur në radhët e socilistëve të Shkodrës i cili tashmë do të ketë këtë pozicion drejtues në një nga institucionet e rëndësishme të veriut të vendit.

Nuk dihet nëse emri i Dedë Zhivanit, si drejtues në këtë institucion është pjesë e listës së drejtorëve që janë propozuar nga deputetët e PS megjithatë tashmë ai ka marrë drejtimin në këtë burg i cili është një nga institucionet e vuajtjes së dënimit nga standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë.

Komento

Komente

  • Shkodrani: 16/10/2019 14:34

    DEDA kontigjent i Tom Doshit & Paulin Sterkes?....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?