Champions League

Sport

Ndryshime në Champions League, UEFA mendon të largojë kohën shtesë! Tre risitë e propozuara

23 Prill, 13:50| Përditesimi: 23 Prill, 13:58

  • Share

Faza gjysmëfinale e Champions League është në prag dhe tanimë UEFA është duke menduar për tre ndryshime rrënjësore në këtë kompeticion.

UEFA aktualisht po mbledh opinione nga klubet në lidhje me formatin e ri. Komiteti i Garave të Klubeve, i cili përfshin drejtorin menaxhues të Bayer Leverkusen, Fernando Carro, do të takohet më 30 maj në Mynih për të diskutuar ndryshimet e mundshme dhe për t’i propozuar rekomandime komitetit ekzekutiv të UEFA-s, të udhëhequr nga drejtori i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke.

SPORT BILD tregon disa ndryshime të rëndësishme që janë duke u konsideruar.

Një nga ndryshimet e propozuara është heqja e shtesës prej 30 minutash në raundet me eliminim direkt dhe në vend të kësaj të vendoset fituesi direkt me penallti nëse rezultati pas 90 minutave është i barabartë. Ky ndryshim synon të reduktojë lodhjen e lojtarëve.

Një tjetër sugjerim është për shpërblimin e klubeve që përfundojnë në tetëshen më të mirë të fazës së ligës me avantazhin si vendas për ndeshjet e kthimit në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Një ndryshim i tretë i propozuar është rivendosja e rregullit të “mbrojtjes së vendit”, i cili do të parandalonte klubet nga i njëjti shtet të përballeshin në fazat e eliminimit para çerekfinales.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?