Drejtoria e Pergjithshme e policise se shtetit

Ndryshime në drejtoritë e qarqeve, lëvizin drejtuesit e Dibrës, Kukësit dhe Elbasanit (Emrat)

3 Nëntor 2020, 11:28| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 15:18

  • Share

Sot kanë ndodhur disa ndryshime në disa prej drejtorive policore në qarqe.

Pjesë e ndryshimeve janë drejtoritë e Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës. 

Drejtori i Drejtorisë Vendore te Policisë Elbasan Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.

Kurse Erigert Mitri i DVP-së së Kukësit transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela.

Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.

 

 

Komento

Komente

  • Tare Lombardi: 03/11/2020 15:53

    PO GERT MITRI ESHTE SHOK I NGUSHT E PJSTAR I GRUPIT TE RRUGES MYSLYM SHYRI... "CUKALI E SHOK" SI KA MUNCI QE VAZHDON TE JETE PJESE E POLICIS SE SHTETIT... KA VENETING ANDEJ A JO.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?