Ponari, Karaj dhe Bushati

Ndryshime në Federatën e Basketbollit, prezantohet Sekretari dhe trajneri i Kombëtares

24 Nëntor 2023, 18:31
  • Share

TIRANË - Federata Shqiptare e Basketbollit ka zhvilluar sot një takim ku janë prezantuar Sekretari i Përgjithshëm i FSHB dhe trajneri i ri i ekipit Kombëtar. Numri dy "i koshit" do jetë Franko Bushati, ish-basketbollisti i sukseshëm.

Ndërkohë në drejtimin e ekipit Kombëtar do jetë Erkand Karaj, ish-basketbollisti i Shqipërisë që njëkohësisht është edhe në stolin e KB Tiranës. Pas largimit të Afrim Bilalit, prej disa muajve Kombëtarja nuk e kishte një trajner.

Kreu i FSHB-së, Avni Ponari tha se besimi te dyshja e re është i madh për rezultate të mira dhe paraqitje dinjitoze.

"Ish lojtari i Kombëtares, i rritur profesionalisht në Itali, Bushati do të jetë numri dy i Federatës. Një detyrë sa prestigjoze aq edhe me përgjegjësi. Unë jam i bindur se së bashku me Frankon, basetbolli shqiptar, Kombëtarja, por edhe Liga Unike do të ngrihen në një tjetër nivel. Pa harruar edhe punën që do të kryhet me talentet shqiptare kudo në Evropë. Sot prezantuam edhe trajnerin e ri të Kombëtares, kampionin Erkand Karaj. Duke i uruar suksese Sekretarit dhe trajnerit të ri, jam shpresëplotë se sporti i bukur i koshit në vendin tonë do të arrijë në pozitën që meriton", tha numri një i FSHB.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?