Kryeministria

Politikë

Ndryshime në kabinetin ‘Rama’, Miriam Shyti zv.ministre për Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj emërohet në ministrinë e Financave, ikën Erjona Bejleri

2 Tetor, 11:54| Përditesimi: 2 Tetor, 12:39

  • Share

Me vendim të Këshillit të Ministrave gjatë mbledhjes së djeshme, janë bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë është liruar nga detyra Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe është emëruar zëvendësministër i Financave.

Endrit Yzeiraj ka marrë vendin e Erjona Bejleri, e cila është shkarkuar nga detyra.

Kjo e fundit është emëruar në këtë post në datën 11 mars të këtij viti, ndërsa tashmë është shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “”Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?