DOKUMENTI/ Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalimet e gabuara! Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Jo më shtyrje apo mungesa nëpër gjyqe

17 Shtator 2023, 16:04| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 18:04

  • Share

Ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh, duket se do të prekin edhe rregullat e qarkullimit rrugor. Report tv ka siguruar një pjesë të draftit ku vihet re një shtim të numrit të veprave penale si në fushën e qarkullimit rrugor por edhe në fusha të tjera të cilat më parë nuk kanë qenë përfshirë si vepra penale.  

Ekspertët kanë propozuar që të bëhen të dënueshme si vepra penale: Parakalim i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikës, drejtimi i mjeteve  në mënyrë të parregullt, mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë  të mjaftueshme, kur kjo kërkohet  për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik, shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlere të konsiderueshme. Për këto parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg.

Një tjetër ndryshim i propozuar ka të bëje edhe me mungesat e avokatëve në proceset gjyqësore pa një shkak të arsyeshëm apo të ligjshëm, në një çështje që është me të paraburgosur duke sjellë pezullim të gjykimit.

Kjo përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ndërsa nëse kryhet për here të dyte dënohet me qortim gjyqësor. Nga këto ndëshkime nuk përjashtohen as prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nëse mungojnë në seanca mund te ndiqen penalisht dhe te dënohen me gjobë dhe si dënim plotësues është parashikuar edhe  heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike. 

Prej kohesh një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë është duke punuar për Kodin e ri Penal. Pak kohë me parë vete ministri i Drejtësisë ka pohuar se ka përfunduar hartimin e pjesës së përgjithshme, po bëhet edhe pjesë e posaçme dhe me pas do të hidhet per konsultime. Grupi i punës për ndryshimet në Kodin Penal përfshin përveç ministrisë së Drejtësisë edhe përfaqësues të shkollës së magjistraturës dhe ekspertë të fushës.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhimi: 18/09/2023 11:23

    Ky RROKO qeka komplet RRK,ne cdo vend te botes mjetet levizin sipa silnjalistikes se rruges o shpellar.

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 18/09/2023 08:32

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken ne shkoder Dhurata uruci per pasuri 900 milion lek cash ne shtepi , mosdeklarimi pasurise shperdorimi detyres. Mjekja me dy fytyra kendej te qesh e andej eshte e djallezuar. Te hetohet imtesisht modifikon diagnozat per kempe kundrejt rryshfetit, jep rraporta kundrejt rryshfetit.

    Përgjigju
  • Or tej: 18/09/2023 07:39

    3 vjet per nje parakalim te gabuar nderkohe qe per ministra qe vodhen qindra milione maksimumi mund te denohen me nga 3-5 vjet dhe dalin pas 1 viti nga burgu se i semuren familjaret or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Zepi: 18/09/2023 07:16

    Manover te vjel lek ha ha ha, ne elbasanin e njerzeve te kputur po zhduken trotuaret nga zaptimet qe po i bejn lokalet, baciamo le mani don Edi

    Përgjigju
  • Iris: 18/09/2023 01:51

    Penalizimi i njerezve te drejtesise per mosparaqitje e shtytje e sidomos tani qe i kane qethur gjykatat eshte ide e mire,por penalizimi eshte me i lehte sec duhet.Gjoba eshte nje pickim mushkonje per keta elefante drejtesie,per te cilat nje gjobe eshte baras me nje /dreke prokurori/,kurse qortimi gjyqesor-O.M.G!! Keta jane gjyqetare jo kalamaj te prape lagjeje.Sa per heqjen e licenses ,mendoj se kerkon arsye shume me te forte se sa nje mungese/shtyrje procesi.

    Përgjigju
  • dion: 17/09/2023 22:07

    Vendime shum te drejta se keshtu disiplinohen shpellaret..

    Përgjigju
    • Roko: 18/09/2023 04:21

      Diku...jane 90% e rrugeve shqiptare me vije te pa nderprere... besoj e kupton lidhjen meqe je i kalase ti jo i shpelles...

  • Samiu: 17/09/2023 19:44

    Kenaqni popullin me keto norma juridike. Nuk keni pare gje akoma. Bravo grupi i punes qe i ka bere. Une propozoj qe Kryetari i trupit gjykues apo i Gjykates ku mongun gjyqtari te denohet me burgim sa here mungon nje gjyqtar. Le te jemi ne vendi i pare ne bote qe rilindim ne kete fushe.

    Përgjigju
  • Dora: 17/09/2023 18:33

    Te denohen qe cke me te dhe jo tre vjet po gjashte. Se kane rruget e kthesat fajin por shoferat qe behen trima ne makina. Cnuk na shohin syt dite per dite.Ndryshe nuk zene ment keta dhe prap sbesoj po nejse.Ligjet te ashpersohen ne maksimum se ndryshe nuk ze ment ky milet

    Përgjigju
  • shqip: 17/09/2023 18:28

    Kto nuk denojne me 3 vite njerzit qe kane bere vrasje duan me denu me 3 vite kush parakalon. Kjo eshte nje gjobe e re e mafias shteterore qe do ju vihet qytetarve. Te gjith politikanet parakalojne ne menyre te gabuar por burgun do e bejne qytetaret.

    Përgjigju
  • Arben: 17/09/2023 18:20

    Ore mund ta sanksiononi denimin per parakalim te gabuar edhe 20 vjet burg por prape do ndodhin. Qe te mos ndodhin keto, rregulloni rruget sipas paramentrave europiane (ose shiko autostraden e kosoves me kukes-rreshen-nje konpani e ka bere), beni rruget ne qytet me nje sens siç eshte ne te gjithe qytetet e europes. Çojani gjoben 500 euro per parakalim te gabuar ose per kalim me te kuq ne shtepi, siç e kane vendet e europes. Pyetni shwiptaret qe jetojne ne itali apo grewi, a ua mban te kalojne edhe ne 2 te nates semaforin e kuq se i shkon gjoba e filmuar ne adresen e shtepise.Perse nuk ndodhin atje keto gjera. Une mendoj se ja mendje te rafinuara qe thjesht duan te gjenerojne korrupsion ne forma te reja mendojne keto lloj djallezerash,se te gjithe po i bejne dokumentat e makinave, nuk eshte si me pare.Ore me keto ndryshime u bene gjithe shqitaret kriminele, dikush prr ndertim, tjetri per makine, dikush per kultivim droge e duhan. Vetem ato qe vjedhin me thase po dalin burra kombi te afte e super te mire.

    Përgjigju
    • Ligji: 17/09/2023 18:26

      Sakte!

  • Lol: 17/09/2023 17:59

    Nje talle tari masive. Kujt polici do ja mbaj ta denoncoje parakalimin e gabuar me pasoje 3 vjet burg? Ta shoim nje here sa bythe kane

    Përgjigju
  • Avokati serioz: 17/09/2023 17:44

    Kte propozimin qe parakalimi i gabuar te quhet krim e as kundervajtje penale dhe te denohet me 3 vjet burg me siguri e ka bere nje Prof. Skender Kaçupi qe e nget shoferi familjarisht!

    Përgjigju
  • Arjan: 17/09/2023 17:21

    Me keto qe duan te bejne, po hedhin hapat e pare drejt instalimit te nje tjeter diktature komuniste. Ne asnje vend te botes perendimore nuk eshte parashikuar nje dispozite e tille materiale me te cilen te sanksionohen avokatet…Quo vadis?!

    Përgjigju
  • Italia si moter: 17/09/2023 17:07

    Shume mire qe po behen keto ndryshime se meni 2 vjet me ceshtjen e babales dhe nuk po merni masa po na del ai kodosh salijani dhe na ben moral nje mashtrues ,eshte turp edhe per mediat qe e therasin ,edhe rasti i mediut .ligjet duhen te jenne te forta fhe te zbatueshme per te gjithe .

    Përgjigju
  • Pjeter: 17/09/2023 17:00

    Sioas mendimit tim, do te ishte e mjaftueshme qe kush shkakton aksidend me pasoje vdekje, dhe eshte i droguar apo i dehur, pa patente, o me shpejtesi mbi nje kufi te pranushem, te denohet 3 vjet apo me shume, per te tjerat, duhen pare mire e me shume kujdes para se te ndryshohen!!

    Përgjigju
  • Scutari: 17/09/2023 16:20

    Shumë dakord për parakalimet e gabuara! Po kur njeriu do të parandalojë një teze në timon që kap korsinë e majtë dhe e bën vargun 2 km, si i bëhet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?