Ndryshime në ligj për rekrutimin në Ushtri, zgjatet me 3 vite mosha për pranimin e rekrutëve të rinj! Rritet mosha në detyrë për disa grada

4 Mars, 19:33| Përditesimi: 4 Mars, 19:43

  • Share

Në kohën kur në ushtrinë shqiptare ka zhvillimet të rëndësishme si inaugurimi i një baze ajrore të NATO-s apo edhe diskutimi për nisjen e bashkëprodhimit të armëve me një vend si Ukraina një ligj që kërkon procedura të tjera rekrutimi për më shumë ushtarë në dispozicion pret të diskutohet në Kuvend.

Qeveria ka depozituar prej 10 ditësh një draft për ndryshime në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura” të cilat pritet të ndihmojnë në lehtësimin e problematikës së evidentuar të rekrutimit e cila ka sjellë vakanca të rëndësishme në forcave tona të armatosura.  

Në projektligjin e depozituar, kërkohet të zgjatet me 3 vite kufiri maksimal i pranimit për ushtarët e rinj, nga 27 në 30 vjeç, duke rritur kështu mundësinë e plotësimit të vakancave dhe nevojave të brendshme të forcave të armatosura.

“Problematikat kryesore, të cilat janë evidentuar nga zbatimi në praktikë i ligjit në fuqi janë ulja e numrit të rekrutimeve dhe mungesa e një piramide të mirëfilltë, si pasojë e kufizimit të prurjeve të reja. Ky ndryshim kërkohet për plotësimin e nevojave që kanë Forcat e Armatosura për rekrutim, ku shtesa prej 3 (tre) vjetësh do të bëjë të mundur rekrutimin edhe të kësaj moshe, me qëllim plotësimin e nevojave në fakt që ne kemi.”

Në projektligj synohet të ndryshohet gjithashtu edhe periudha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv për një pjesë të personelit nënoficer dhe officer.

Për gradat ushtar, nëntetar, tetar, nëntoger e deri në kapiten mosha e qëndrimit në detyrë të rritet me 3 vite.  Për gradat “major”dhe “kapiten i rangut të tretë”, me 2 vjet, dhe me 1 vit për gradat rreshter, kapter dhe nënkolonel e kapitet i rangut të dytë.

Ky ndryshim është konsideruar i arsyeshëm, sepse me rregullimet e deritanishme do të bëhet e mundur mbajtja e personelit, si domosdoshmëri për nevojat e Forcave të Armatosura. Si pasojë e uljes së numrit të rekrutimit del e nevojshme mbajtja e personelit që kemi në fakt dhe shmangia e shtyrjeve të herëpashershme që bëhen për shkak të mungesave dhe boshllëqeve që krijohen në kompletim për arritjen e kapaciteteve operacionale të kërkuara.

Drafti kërkon gjithashtu plotësimin e kuadrit ligjor me akte nënligjore për kthimin e të liruarve nga detyra në rastet e specialiteteve për të cilat ka mungesa organike dhe kërkohet plotësimi i tyre. Rikthimi për këto kategori nënkupton se ushtaraku merr gradën që ka pasur në momentin e lirimit.

Kujtojmë se edhe në kuadrin e sfidave të reja në kontektin e zhvillimeve globale, një ligj për krijimin një strukture me 2100 ushtarakësh rezervistë është prej muajsh në konsultim publik.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 05/03/2024 07:36

    Nje parlamentare europiane e se majtes ka bere nje propozim qe te formohen batalionet e politikaneve per te luftuar ne front Ky propozim ta hedhin ne vot dhe ne kuvendin shqiptar qe te gjith politikanet shqiptar te formojn batalionin e tyre per te luftuar ne rast lufte

    Përgjigju
  • Menaxheri: 05/03/2024 05:04

    Pasojat e menaxhimit Wild West! Rrumpallë hesapi. Tani bëhuni gati për luftë me njoni tjetrin

    Përgjigju
  • Qytetari: 04/03/2024 21:53

    Keto do ndryshojne edhe moshen e pensionit. Iken te gjithe te rinjte, ska ngel me njeri. Cfare te rrish ketu kur sheh se cfare lloj llumi te peshtire militantesh kane futur ne nivel te mesem e te larte drejtuesish. Te gjithe specilistet e shkrete mezi presin te ikin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?