Ndryshimet në ligjin ‘Për Rininë’ për opozitën kanë qëllime elektorale. Ministrja Bora Muzhaqi prezantoi në komisionin e Edukimit draftin, për të cilin kryetarja demokrate Ina Zhupa i kërkoi ta tërheqë se është në shkelje me Kodin Zgjedhor.
Muzhaqi bëri me dije pikat ku lind nevoja për ndryshim të ligjit.
‘Forcimi i mekanizmave ligjorë për pjesëmarrjen e të rinjve në politikbërje dhe vendimmarrje, mbështetja financiare në këshilla për të marrë pjesë më mbledhje, për tu paguar rrugën, për të ngrënë një drekë kur janë në mbledhje, angazhimi i të rinjve me aftësi të veçanta apo ata me aftësi të kufizuar. Politika të reja për të rinjtë, ai që bën praktik 3 mujore ushqimin dhe transportin t’ia mbulojë qeveria. Ata vijnë 3 muaj në institucione, trajnim me administratën shtetërore për të mësuar kodin e etikës, buxhetimin etj’, tha ajo.
Sipas PD drafti nuk u konsultua me shoqërinë civile dhe nismat për të rinjtë financohen nga organizata klienteliste.
‘Pse nuk keni kërkuar krijimin e një buxheti kombëtar për rininë dhe të mos vareshit nga 1 apo 2 organizata që kanë lidhje e ndikime të ndryshme me politikën. Ligj me qëllime elektorale. Kuvendi do t'i drejtohet KQZ për këtë ligji. Ka efekte financiare preferenciale për të zgjedhur ca të rinj, sipas kodit nuk duhet të kalohen në këtë periudhë zgjedhore, nuk na ndalohet diskutimi paraprak por nuk mund ta finalizojmë në periudhë zgjedhor që ta përdorni si kartë elektorale që t'i hidhni hi syve rinisë. Tërhiqeni ligjin dhe diskutoni me shoqërinë civile, sillni një draft të korrigjuar. Vareni nga organizata të caktuara klientelite. Nuk kalon ky ligj që i shërben PS për fushatë’, tha Ina Zhupa.
Debatet në komision:
Bora Muzhaqi: PS ka sekretar rinie, unë merrem me rininë pa dallim ngjyrash
Ina Zhupa: Na trego edhe një përrall borabardha me 7 xhuxha, po na thua kthen çdo ditë të rinj
Bora Muzhaqi: Emërimi në këshillat vendore është akt administrative. Nuk i zgjedh unë, nuk i kam zgjedhur kurrë unë.
Ina Zhupa: Rregulloni terminologjinë. Ministri certifikon anëtarë, jo emëron.
Bora Muzhaqi: Nuk ka organizatë në republikë që nuk është ftuar për ligjin, në konsultim publik ka qenë 1 muaj. Nuk është rasti (për ligj elektoral) nuk ka efekte elektorale jeni e pasaktë
Komente
