Kombëtarja U-21

Ndryshime në listën e Kombëtares, Alban Bushi fton mesfushorin e Tiranës

14 Nëntor, 13:57| Përditesimi: 14 Nëntor, 13:59

  • Share

Kombëtarja U-21 do të luajë nesër në stadiumin e Vorës, ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë U-21.

Grumbullimi i lojtarëve ka nisur që të hënën, ndërsa ditën e sotme kuqezinjtë mbyllën përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Sa i përket grupit ka pasur sërish një ndryshim.

Mesfushori Ermal Meta (KF Tirana) është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm. Trajneri Alban Bushi ka thirrur Hajrulla Tolën (KF Tirana). Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë.

Takimi Shqipëri U21 – Moldavi U21 do të luhet nesër në stadiumin e Vorës, në orën 14:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?